4.3 C
Prizren
E shtunë, 2 Maj, 2026

Prizreni plot me probleme

Revista “The Culture Trip” e ka rendit Prizrenin në mesin e 8 qyteteve më të bukura të Ballkanit. Ai rreshtohet përkrah Budvës, Ohrit e Novisadit.
Historia plot bujë, kalldrëmi e kalaja e Lidhja e Prizrenit ja shtojnë namin këtij qyteti.

Por gjendja në terren e tregon të kundërtën.

Shtëpia në të cilën humbi jetën Xheneta është vetëm nga njëri ndër objektet e vjetra në lagjen “Marin Barleti”.

Në komunë thonë se së shpejti këto shtëpi do restaurohen. Por nuk japin një datë të saktë se kur do ndodh kjo punë.

Edhe qytetarët i shqetëson prania e këtyre objekteve në Prizren.

Por ky nuk është problemi i vetëm i Prizrenit. Mu në qendër të qytetit gjendet një gropë e madhe e cila po i frikëson për vdekje qytetarët.

E edhe për këtë çështje komuna thotë se ka zgjidhje. Por kur?

As këtu nuk përfundojnë problemet e qytetit. Lumbardhi i Prizrenit është i mbushur me mbeturina, të cilat po e ngulfatin atë.

Këtë mandat me qytetin e Prizrenit po qeverisë Mytaher Haskuka, ndërsa për vite të tëra ky qytet ishte nën komandën e PDK’së.

.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/prizreni-plot-me-probleme-526875/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Më Shumë

Premiera e “Pylli”-t jepet me sukses në Prizren, vijojnë reprizat

Në Teatrin e Qytetit 'Bekim Fehmiu' në Prizren është dhënë mbrëmë me sukses premiera e shfaqjes “Pylli” nga Florian Zeller, duke shënuar një tjetër...

Vëllaznimi – Liria, sot derbi për Superligë

Pas një kohe të gjatë, sot të gjitha rrugët e qytetit çojnë drejt stadiumit “Shani Nushi” në qytetin e Gjakovës, ku Vëllaznimi rikthehet të...

Lajmet e Fundit