11.9 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Erdogani planifikon të mbajë tubime zgjedhore në Evropë

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka thënë të martën se planifikon të mbajë tubime zgjedhore në Evropë muajin e ardhshëm, por nuk ka treguar se në cilat shtete do t’i mbajë këto tubime.

Erdogani gjatë një takimi të partisë së tij Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) tha se këto tubime janë planifikuar të mbahen nëpër salla sportive.

“Në maj do të mbajmë takimet tona të para në sallat sportive në Ervopë. Të gjitha përgatitjet janë bërë. Tash për tash, nuk dua të tregoj se në cilat shtete do të mbajmë tubime”, ka thënë Erdogani.

Vitin e kaluar, gjatë fushatës për referendum, Erdogani ishte përplasur me liderët evropianë, pasi partia AKP kishte mbajtur tubime zgjedhore në Evropë, ku jeton diaspora turke. Gjermania, Holanda dhe Austria kishin ndaluar këto tubime.

Javën e kaluar, Erdogani ka shpallur zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe presidenciale. Ato do të mbahen më 24 qershor.

Më Shumë

Vushtrria mposht Prizrenin me “poker” golash

Vushtrria ka triumfuar 4-1 ndaj Prizrenit në javën e 31-të të Raiffeisen Liga e Parë. Vendasit e zgjidhën ndeshjen që në pjesën e parë, duke realizuar...

Dy gjyqtarë të rinj nisin detyrën në Gjykatën Themelore në Prizren

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ka pritur në takim gjyqtarët e sapo dekretuar, Leudita Skoro dhe Leonit Çoçaj. Gjyqtarët, të cilët do...

Lajmet e Fundit