11.9 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Marrëveshje bashkëpunimi për angazhimin e psikologëve në shkolla

Karitas Kosova do të mbështes një ndër projektet më të rëndësishme që ka drejtoria e arsimit në Prizrenit, atë të promovimit të gjithëpërfshirjes në këtë sektor.

Drejtori i arsimit në Prizren , Skender Susuri, të mërkurën ka arritur edhe një marrëveshje të rëndësishme për zhvillimin e këtij sektori me Karitas Kosova.

Koordinatori i projektit pranë kësaj organizate për promovimin e gjithëpërfshirjes në sektorin e arsimit, Arben Feka, tha se qëllimi i këtij projekti është aftësimi i praktikantëve dhe angazhimi i psikologëve në shkollat e Prizrenit.

Në anën tjetër, kësaj marrëveshje i është gëzuar pa masë drejtori komunal i arsimit, Skender Susuri, i cili tha se pikërisht kjo çështje ka qenë ndër shtytëset kryesore që ai të pranoj postin e drejtorit të këtij dikasteri.

Ky projekt tejet i rëndësishëm për këtë sektor në shkollat e Prizrenit, pritet të implementohet nga fillimi i vitit të ri shkollor 2018-2019./tvprizreni.com/

Më Shumë

Nisin vizitat sistematike shëndetësore në shkollat e Prizrenit

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhip Berisha” në Prizren ka nisur vizitat sistematike nëpër shkollat e territorit të komunës, me qëllim monitorimin e...

Zhduket një grua në Prizren

Një grua është raportuar e zhdukur në Prizren.   Sipas raportit të policisë, e njëjta është larguar nga shtëpia më 3 maj rreth orës 15:00. Rasti nën...

Lajmet e Fundit