10.8 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Salah po kërcënon hegjemoninë e Ronaldos e të Messit

Paraqitja impresive e sulmuesit të Liverpoolit, Mohamed Salah, në fitoren 5:2 ndaj Romës, të martën, e ka çuar skuadrën e tij në prag të kualifikimit në finale të Ligës së Kampionëve dhe njëkohësisht ai është duke kërcënuar seriozisht dominimin e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos për çmimin “Topi i artë”.

Sulmuesi egjiptian shënoi dy gola të shkëlqyer në pjesën e parë kundër ish-skuadrës së tij për të ndihmuar Liverpoolin drejt një fitoreje të thellë në “Anfield Road” në ndeshjen e parë gjysmëfinale. Ai asistoi edhe dy gola tjerë në pjesën e dytë për t’i vënë kapak paraqitjes së madhe të tij.

Rëndësia e Salahut u demonstrua më tepër me faktin se Roma shënoi dy gola, që i japin shpresë për përmbysje të rezultatit, në momentin kur Salah ishte zëvendësuar.

Sulmuesi egjiptian ka arritur në shifrën e 43 golave në të gjitha garat këtë stinor, duke qenë një gol para Cristiano Ronaldos së Real Madridit dhe dy para Lionel Messit të Barcelonës.

Më Shumë

LDK-ja në Suharekë propozon kandidatët për deputetë, Blerim Kuqi i rikthehet garës

Dega e LDK-së në Therandë (Suharekë) ka bërë të ditur se, pas një procesi të gjerë konsultimesh me strukturat e saj, ka vendosur të...

Bashkimi humb Kenny Wooten para ndeshjes vendimtare ndaj Borës

Bashkimi ka marrë një lajm të rëndë para ndeshjes vendimtare të sezonit, pasi qendra amerikane Kenny Wooten ka pësuar një lëndim në dorën e...

Lajmet e Fundit