6.9 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

“Bombardohet” Haskuka

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka është “bombraduar” nga opozita.

Kuvendarët e PDK-së, kanë akuzuar Haskukën se për 100 ditë të qeverisjes nuk ka realizuar asnjë premtim.

Shefi i grupit të këshilltarëve të PDK-së Simir Krasniq, ka kërkuar nga Haskuka që të mbajë premtimin e VV-së për prishjen e rrethojës së Shtëpisë së Bardhë në Prizren.

“ Kur keni qenë në opozitë keni thënë se do ta prishni rrethojen e Shtëpisë së Bardhë, pse tash nuk po e prishni?”, ka pyetur Krasniqi.

Kuvendari Sulltan Badallaj(PDK), ka kërkuar ndërkaq që të mbahet premtimi për rrënimin e Shtëpisë së Kultursë në Zhurë.

“Rrënoni dhe ndërtoni një tjetër”, tha Badallaj.

Haskuka është kritikuar edhe nga kuvendarët e tjerë të opozitës në Prizren. Ata kanë kërkuar që t’i mbajë premtimet e dhëna në fushatën zgjedhore./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Si qëndruan 4 ditë pa bukë e ujë në kulmin e shtëpisë Milazim Duraku me 7 nipat në Krushë të Madhe?

Sot u shënua një nga masakrat më të mëdha të luftës ë fundit në vend, ajo e Krushës së Madhe, ku forcat serbe vranë...

Ylli kampion i Ligës Unike

Golden Eagle Ylli për herë të dytë në histori të klubit ka fituar Ligën Unike, raporton PrizrenPress. Therandasit në një super finale në Tiranë, fituan...

Lajmet e Fundit