10.8 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Susuri i VV-së i kundërpërgjigjet Badallajt të PDK-së

Kryetari i Pikës së VV-së në Zhur, Rrahim Susuri, ka reaguar ndaj kuvendarit të PDK-së Sulltan Badallaj, i cili në seancën e Kuvendit, kërkoi nga kryetar Haskuka që të realizojë premtimin për rrënimin e Shtëpisë së Kulturës.

“Badallaj po merret me thashetheme”, tha Susuri.

Kuvendari Sulltan Badallaj(PDK), ka kërkuar ndërkaq që të mbahet premtimi për rrënimin e Shtëpisë së Kultursë në Zhurë.

“Rrënoni dhe ndërtoni një tjetër”, tha Badallaj.

Ndërkaq, Susuri tregon se personalisht e ka bërë një peticion me mbi 700 nënshkrime për Shtëpinë e Kulturës në Zhur.

“Kamë kërkuar që ta formojmë një grup jashtë komunal, i cili do të bënte ekspertizën e këtij objekti, se çka është punuar, dhe si është punuar”, tregon ai.

Sipas tij, me fitoren e VV-së në Prizren këtij objekti do t’i bëhet një ekspertizë, e cila do të na siguron se objekti në fjalë i plotëson kushtet për funksionim”.

“Ne nuk kemi kërkuar me e rrëzuar objektin z Badallaj, kemi kërkuar të bëhet një ekspertizë, nëse ekspertet e vlerësojnë si të paqëndrueshëm atëherë të rrënohet dhe personat përgjegjës të dalin para drejtësisë. Kjo ishte kërkesa jonë që t’i mbrojmë interesat e qytetarëve tanë”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Drini i Bardhë nuk ia del në Mitrovicë

Drini i Bardhë është mposhtur në transfertë nga lideri Mitrovica me rezultat 2:0, në kuadër të Ligës së Dytë të Kosovës. Skuadra vendase siguroi fitoren falë...

Mbi 17 mijë kosovarë udhëtuan drejt Shqipërisë brenda 24 orëve të fundit

Pavarësisht motit me reshje të herëpashershme shiu, qytetarët nga Kosova kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacion për fundjavë, duke rritur ndjeshëm qarkullimin në pikat kufitare. Sipas...

Lajmet e Fundit