Gjyqtari spanjoll që i vidhte para lojtarëve

Një rast shumë i çuditshëm ka ndodhur në Spanjë, ku një gjyqtar spanjoll, Jose Alberto A.M., kishte vjedhur para nga lojtarët.Nga maji deri në nëntor të vitit 2015, gjyqtari në fjalë arriti të vjedhë një shumë totale prej 1.795 eurosh, derisa u kap në flagrancë dhe u detyrua të dilte para gjykatës.

Gjykata në Xinzo de Lima ka dënuar gjyqtarin Jose Alberto A. M., gjithashtu punonjës i policisë, që ka përfituar nga roli i tij i gjyqtarit në “kampionatin e veteranëve”, për t’i vjedhur paratë futbollistëve në pesë qytete spanjolle, Cea, Cartelle, Sarreaus, A Peroxa dhe San Cibrao das Vinas.Ai do ta kthejë gjithë këtë shumë, për më tepër do të paguajë edhe një gjobë prej 2.200 euro, e cila do t’i shmangë atij dënimin prej 9 muajsh heqje lirie, ashtu si e parashikon ligji spanjoll.

Çuditërisht, pavarësisht nga ky veprim, gjyqtari në fjalë nuk është pezulluar nga Federata Spanjolle e Futbollit dhe vazhdon të gjykojë në kategoritë amatore, por një gjë është e sigurt, se tash e tutje kur ai gjykon ndonjë ndeshje, ekipet do t’i mbyllin me çelës zhveshtoret e tyre. /Insporti.com

Më Shumë

Vedat Muriqi në Prizren, gëzon nxënësit e shkollës “Mustafa Bakiu”

Atmosfera festive dhe emocionet e mëdha mbizotëruan në Shkollën Fillore “Mustafa Bakiu” në Prizren, ku nxënësit patën mundësinë të takojnë nga afër futbollistin e...

Para duelit me Shqipërinë, Kosova mat forcat me Arabinë Saudite

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Arabisë Saudite, në kuadër të përgatitjeve për parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029. Dardanët...

Lajmet e Fundit