10.8 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Guardiola: “1.2 miliardë euro do t’i shpenzojë sezonin e ardhshëm”

Manchester City është shpallur kampion tashmë në Angli, dhe po i zhvillon ndeshjet e fundit në mënyrë rekreacionale kundër ekipeve si West Ham United, të cilët i deklasuan, si mysafir, me rezultat 1-4.

Pas kësaj ndeshje, trajneri i Manchester City, i cili ka mundësi të kaloj 100 pikë në Premier League me skuadrën e tij, është pyetur për planet në sezonin e ardhshëm.

Guardiola ka treguar edhe sa para mendon t’i shpenzojë në afatin kalimtar të verës, duke mos treguar shuma reale.

“Mos u mërzitni, ne do të shpenzojnë shumë para sezonin e ardhshëm – ndoshta 1.2 miliardë euro”, tregoi Guardiola duke buzëqeshur.

Guardiola tha se nuk dëshiron që fati i Chelseat të prek Cityn.

“Është pyetja e njejtë sikur tek Chelsea katër viteve më parë, kur ata nuk ishin mjaftueshëm të mirë sezonin e ardhshëm. Sezoni i ardhshëm fillon me zero pikë. Duhet të kemi diçka. Na duhet të prekim diku, në ekip… ndoshta një, apo dy lojtarë të rinj. Jo më shumë se aq për sezonin e ardhshëm”, ka thëë Guardiola

Më Shumë

Osmani nis fushatën, zyrtarizon Fahrije Hotin si kandidate për deputete në Kuvendin e Kosovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se Fahrije Hoti do t’i bashkohet rrugëtimit politik dhe do të jetë kandidate për deputete...

Zhvilloi provën e parë në Eurovision, Alis: Emocione trefish më të forta, ëndërr që po bëhet realitet

Alis Kallaci, fituesi i Festivalit të 64 të RTSH me këngën “Nan” ka ndarë emocionet dhe përjetimet nga prova e parë gjenerale në skenën...

Lajmet e Fundit