6.7 C
Prizren
E diel, 2 Shkurt, 2025

Salah mund ta bojkotoj Kupën e Botës në Rusi

Njëri nga futbollistët më të përfolur këtë sezon, është anësori i Liverpool, Mohamed Salah, i cili po kalon nëpër një formë fantastike në Premier League, e po ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.Salah ishte lojtari i cili edhe e kishte kualifikuar përfaqësuesen e Egjiptit në Kampionatin Botëror të futbollit, që mbahet këtë vit në Rusi, mirëpo duket se 25 vjeçari ka shprehur indinjatën e tij me disa çështje dhe ka kërcënuar se mund të bojkotoj Kupën e Botës.
E gjitha kjo është bërë e ditur nga avokati dhe agjenti i tij, Ramy Abbas, i cili ka deklaruar se imazhi i Mohamed Salah po përdoret pa lejen e tij në reklama të ndryshme nga Federata e Futbollit e Egjiptit, e posaçërisht në aeroplanin zyrtar të përfaqësueses së Egjiptit.

Agjenti i futbollistit 25 vjeçar ka kërcënuar se, nëse kjo çështje nuk zgjidhet, atëherë Mo Salah edhe mund ta bojkotojë Kupën e Botës dhe të mos marrë fare pjesë me Egjiptin.

Problematika sipas agjentit dhe avokatit të Salah është se, ai veçse ka marrëveshje sponsorizimi me kompaninë Vodafone, kurse kombëtarja e Egjiptit sponsorizohet me rivalët e tyre, WE.

“Ata (Federata e Egjiptit) nuk kanë të drejtë ta përdorin imazhin e Salah pa ndonjë marrëveshje apo pajtim me shkrim nga ai që i ka të drejtat për imazhin e Salah, e që është vet ai”, ka deklaruar agjenti, Ramy Abbas.

Megjithatë, Federata e Egjiptit në futboll, deri në këtë moment ka refuzuar ta largojë imazhin e Salah nga aeroplani zyrtar i skuadrës dhe kjo mënyrë e neglizhencës së tyre, e ka nervozuar tej mase Salahn, i cili përmes disa mesazheve në Twitter deklaroi:
“Për fat të keq mënyra se si kanë vendosur ata ta zgjedhin këtë çështje, është një fyerje e madhe kundrejt meje. Kisha shpresuar se zgjidhja dhe përgjigja, do të ishte më elegante nga ana e tyre”.

“Por, deri më tani as që jemi kontaktuar nga Federata që të gjejmë ndonjë zgjidhje, e në ndërkohë imazhi im po përdoret gjithandej pa autorizimin tim. Nuk e di çfarë ndikimi janë duke menduar ata që kjo gjë është duke pasur. Pozitiv nuk e besoj”, ishin fjalët e Mohamed Salah.

Deri më tani tifozët e Egjiptit janë duke qëndruar neutral, megjithatë përfaqësuesit e Salah mendojnë se kjo është një çështje serioze dhe të gjitha opsionet janë të mundshme, e madje edhe ai që 25 vjeçari të tërhiqet nga Kupa e Botës me Egjiptin. /Insporti.com

Më Shumë

Hidhet shorti për 5 Përfaqësueset e Kosovës

Në Munih të Gjermanisë është hedhur shorti për garat ndërkombëtare që do të organizohen gjatë verës së këtij viti. Kosova do të paraqitet me pesë...

Kompletohet shorti për fazën ‘play-off’ të Ligës së Evropës

Sot (e premte) është hedhur shorti për fazën e ‘play-off’-it të Ligës së Evropës, ku do të zhvillohen disa përballje tejet të barabarta. Sfida më...

Lajmet e Fundit