10.8 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Kalaja në Superligë

Kalaja është anëtare e re e IP Superligës së Kosovës në basketboll. Skuadra prizrenase e ka fituar edhe ndeshjen e dytë ndaj Boreas, këtë herë me shifrat 99:80, derisa në ndeshjen e parë në Pejë pati fituar me rezultat 93:84.

Në këtë mënyrë, në edicionin e ardhshëm Prizreni do t’i ketë dy skuadra në elitën e basketbollit kosovar. Xavier Newson me 30, Ujkan Karanezi me 28 dhe Edmond Kryeziu me 25 pikë ishin më të merituarit për fitoren e prizrenasve.

Në anën tjetër, në radhët e pejanëve më efikasi ishte Bujar Qeku me 22 pikë. Me lojë të mirë u dalluan edhe Qëndrim Gashi me 19 e Allen Idrizaj me 17 pikë, por që nuk mjaftuan për të shmangur humbjen. Në këtë mënyrë, Borea pas vetëm një viti e përfundoi aventurën në IP Superligë.

Më Shumë

LDK-ja në Suharekë propozon kandidatët për deputetë, Blerim Kuqi i rikthehet garës

Dega e LDK-së në Therandë (Suharekë) ka bërë të ditur se, pas një procesi të gjerë konsultimesh me strukturat e saj, ka vendosur të...

Përkujtohet Ekrem Rexha – Drini

Në 26-vjetorin e ndarjes nga jeta të heroit të Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Ekrem Rexha, janë bërë homazhe te sheshi “Ekrem Rexha – Komandant...

Lajmet e Fundit