12.1 C
Prizren
E premte, 10 Janar, 2025

Nëpunësve në Rahovec u kërkohet disiplinë, për mos respektim orari dënime

Kryetari i Rahovecit Smajl Latifi gjatë një takimi me punëtorët e administratës i ka informuar se do të pajisjen me kartela të vijueshmërisë në punë, me qëllim që të informohet komuna për kohën e ardhjes së tyre në punë, kur dalin në pauzë dhe kur përfundojnë orarin e punës.

“Nga sot e tutje do të nis zbatimi i sistemit për vijueshmërinë tuaj në punë. Unë do të kërkoj nga shefi i zyrës së personelit që çdo muaj, të më raportoj në lidhje me vijueshmërinë e secilit punëtor, siç e dimë jemi të obliguar që konform ligjeve në fuqi të respektojmë orarin e punës. Krejt kjo është duke u bërë që të rrisim cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve, pasi që kohë pas kohe ka ankesa nga qytetarët për mos prezencën e punëtorëve nëpër zyrat e tyre dhe sigurisht kjo nuk është e mirë as për ju e as për mua si Kryetar i Komunës. Kërkoj nga ju që të respektoni orarin e punës dhe të mos vije deri tek dhënia e vërejtjeve verbale, me shkrim apo edhe dërgimi në komisione disiplinore. Ju njoftoj se jam në koordinim të plot me drejtorinë e Administratës dhe drejtorinë për Buxhet dhe Financa, që punëtorët të cilët nuk e respektojnë orarin e punës, t’ju ndalen mëditjet”, ka thënë kryetari Latifi para punëtorëve të administratës komunale.

Kërkesat e punëtorëve të administratës kishin të bënin me mundësinë e krijimit të tollovisë në mëngjes fillimin e punës, në pauzë apo edhe në përfundimi të orarit të punës, tek pajisja ku duhet të vendoset kartela për vijueshmërinë në punë, gjatë kohës së dimrit të ndryshohet ora e pauzës, problemi me parking të veturave, bërja publike e vijueshmërisë së punëtorëve dhe lejimi i punëtorëve të cilët çdo të premte shkojnë për të falur xhumanë.

Kryetari Latifi, në përgjigjen në kërkesat e punëtorëve u thënë se sigurisht që “ne do të kemi mirëkuptim për raste të veçanta, dhe do të shohim edhe anën ligjore se çka thotë ligji dhe në konformi ligjeve në fuqi do të veprojmë”.

Më Shumë

Taksisti në Prizren ‘privatizon’ parkingun, e vendos vet shenjën

Një një parking në Prizren, një taksist e ka vendosur vet shenjën e parkimit. Kështu kanë bërë të ditur lexues të Klankosova.tv, të cilët edhe...

Morën pjesë në aktivitete partiake, suspendohen tre zyrtarë policorë

Policia e Kosovës (PK), bazuar në Ligjin e Policisë së Kosovës i cili përcakton konfliktin e interesave, udhëzimin administrativ për shkeljet, masat dhe procedurat...

Lajmet e Fundit