5.3 C
Prizren
E shtunë, 17 Janar, 2026

Askush nuk i beson matematikës

Tri javë para përfundimit të kampionatit në Vala Superligën e Kosovës në futboll duket sikur janë zgjidhur dy dilema,megjithëse matematikisht nuk mund të thuhet një gjë e tillë. Bazuar në gjendjen në tabelë dhe orarin në tri javët e fundit, po thuaj është e sigurt se Vllaznia e Pozheranit do të largohet nga liga, e me shumë mundësi këtë fat do ta ketë edhe Besa, por edhe Flamurtari nuk mund të jetë shumë i qetë.

Njëra nga këto dy skuadra, së bashku me Vëllaznimin pritet të luajnë në barazh me skuadrat e Ligës së Parë që renditen në pozitat 3 dhe 4.Mirëpo, matematikisht ka plot mundësi që përfundimi të jetë ndryshe. Vllaznia i ka 14 pikë, tetë më pak se Flamurtari (22). Pra, nëse Vllaznia i fiton tri ndeshjet e fundit, ndërsa Flamurtari i humb të tria, atëherë skuadra nga Pozherani do të shpëtonte. Sipas kësaj logjike, Besa ka edhe më shumë gjasë, pasi i ka vetëm tri pikë më pak se Flamurtari.

Ndërsa, Vllaznimi nëse i fiton tri ndeshjet e mbetura do t’i kishte 48 pikë dhe janë pesë skuadra që renditen më lart me numër më të vogël pikësh.

Pra, nëse ndonjëra prej tyre i humb tri ndeshjet, gjakovarët do t’i shmangeshin barazhit. Megjithatë, këto janë vetëm llogari që i lejon matematika, të cilës në këto raste nuk i beson askush.Vala Superliga – Java e 31-të:
E shtunë:
Drenica – Feronikeli
E diel:
Drita – Liria
Prishtina – Gjilani
Trepça’89 – Besa
Flamurtari – Vllaznia
Vëllaznimi – LlapiNdeshjet fillojnë në orën 16:00.

Më Shumë

Vështirësi në komunikacion në disa akse rrugore në Malishevë pas reshjeve të dendura

Si pasojë e reshjeve të mëdha gjatë orëve të fundit, në disa rrugë në territorin e Komunës së Malishevës është vështirësuar qarkullimi i automjeteve,...

Avokati Yll Zekaj: 35 të ndaluarit po mbahen pa vendim pas skadimit të afatit ligjor

Avokati Yll Zekaj ka reaguar sot lidhur me mbajtjen e 35 të ndaluarve në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan, në kuadër të rastit që...

Lajmet e Fundit