10.8 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Një muaj paraburgim për vjedhje në Prizren

Gjykata Themelore e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një muaji ndaj të pandehurit me iniciale SH.Q. nga Prizreni për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vjedhje e rëndë.

Masa e paraburgimit prej një muaji do të llogaritet nga koha e arrestimit prej datës 02.05.2018, nga ora 10:00, e cila do të zgjasë deri me datën 02.06.2018.

I dyshuari me datën 31.03.2018, rrethe orës 17:30 minuta, në Prizren, duke përdorur një mjet të përshtatshëm, me përdorimin e forcës e thyen bravën e derës së anës së djathtë të automjetit “VW Golf II”, pronë e të dëmtuarit B.S. ku nga aty merr sende të ndryshme me vlerë, me këto veprime të dëmtuarit i kishte shkaktuar dëm të konsiderueshëm material.

Duke pasur parasysh se i njëjti është recidivist i veprave penale, fakt ky që vërtetohet edhe nga të dhënat e lëndëve të kësaj gjykate, për të njëjtin janë në vijim e sipër një numër i madh i çështjeve penale, po që se do të gjendet në liri mund të përsëris veprën penale të natyrës së njëjtë si dhe të ndikoj në mënyrë negative në ambientin dhe rrethin ku jeton, ashtu që caktimi i paraburgimit nga kjo bazë ligjore është i arsyeshëm dhe i domosdoshëm për rrjedhën normale të kësaj procedure.

Më Shumë

Hapet Java e Infermierisë në Spitalin e Prizrenit

Në Prizren ka nisur zyrtarisht Java e Infermierisë në Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”, menjëherë pas shënimit të 5 Majit – Dita...

Junior 06 shpallet kampione e Kosovës në U14 për të katërtin vit radhazi

Ekipi i vajzave U14 të Junior 06 Moni Bau është shpallur kampion i Kosovës për edicionin 2025/26, pasi mposhti Trepçën me rezultat 53:38 në...

Lajmet e Fundit