Bellew dhe Joshua flasin pas meçit të mbrëmshëm

Fitorja e Tony Bellew në duelin e tij me David Haye, ka bërë që shumë njerëz publikisht të flasin se  si Haye duhet të tërhiqet.

Në fakt 37 vjeçari, gjashtë vitet e fundit ka boksuar shumë pak dhe është dashur ti nënshtrohet operacioneve për ti trajtuar lëndimet e krahut dhe të tetivës së Akilit.

Këto lëndime dhe koha e pa mjaftueshme e kaluar në ring me kundërshtarë të fortë kohëve të fundit u vërejtën mbrëmë kur Haye, u rrëzua në rundin e tretë, kurse pas rrëzimit në të pestin, nuk ishte më në gjendje të vazhdonte.

Përderisa shtypi  për Hayein parasheh tërheqjen Bellew tashmë është në kulmin e karrierës së tij në boks dhe asnjëherë nuk ka pasur gjasa më të mira të luftojë për titull.

Mirëpo, titujt aktualisht i mbajnë Anthony Joshua (WBA, IBF dhe WBO) dhe Deontay Wilder (WBC). Mediat mbrëmë kanë spekuluar edhe rreth duelit të këtyre dy boksierëve që ka kohë që po negociohet.

“Lufta do të ndodhë, dhe potencialisht 95 për qind do të ndodhë në këtë vit”, ka thënë Joshua për Sky Sport Box.

“Janë vetëm disa detaje për t’u zgjidhur. Unë jam gati dhe shumë i interesuar për këtë ndeshje. Unë kam punuar shumë për këtë dhe dua që ai të vjen në Britani ose edhe unë të shkoj në Amerikë”, shtoi britaniku.

Në anën tjetër, i pyetur për gjasat që të luftojë me Joshuan, Bellew ka dhënë një përgjigje shumë interesante dhe aspak tipike “Dua të luftoj me Tyson Furyn. Mendoj se mund ta nokautoj atë. Andre Ward më duket po ashtu interesant. Dueli me Joshuan? Nuk do të ndodh kurrë. Ai është i gjatë dhe ka shumë energji e shpejtësi. Nuk më duhet një problem i tillë”, deklaroi Bellew.

Më Shumë

Telex rikthehet në skenë pas më shumë se 15 vitesh në Prizren Rock & Blues Festival

Pas më shumë se 15 vitesh mungesë, grupi legjendar Telex rikthehet fuqishëm në skenë me vokalin unik të Sejat Jakupit. Një nga emrat që ka...

Në Prizren promovohet monografia për jetën dhe veprën e piktorit Hamdi Bardhi

Në Prizren është promovuar monografia kushtuar jetës dhe veprës së piktorit të njohur Hamdi Bardhi, një prej artistëve më të rëndësishëm që ka lënë...

Lajmet e Fundit