Aksident në Prizren, lëndohen tri femra

Tri femra kanë pësuar lëndime nga një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën “Tirana” në Prizren.

Viktimat kanë qenë pasagjere të një veture.

“I dyshuari deri sa ishte duke drejtuar veturën me targa gjermane nga pakujdesia duke dalë nga parkingu godet veturën me targa vendore “, njofton PK.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tri pasagjeret –viktimat femra, të cilat kanë pranuar tretman mjekësor dhe më pas janë liruar”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri

Pika kufitare e Morinës përballet me fluks të lartë, ndërsa mijëra pushues nga Kosova i janë drejtuar bregdetit shqiptar. Fundjava ka sjellë një rritje të...

Komuna e Rahovecit ndan dekoratën “Ukshin Hoti” për Adem Demaçin

Në 83-vjetorin e lindjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, profesor Ukshin Hoti, Komuna e Rahovecit do të ndajë dekoratën “Ukshin Hoti”. Ceremonia e ndarjes së...

Lajmet e Fundit