6.7 C
Prizren
E hënë, 3 Shkurt, 2025

Ekspertizë për dëmin në rastin ndaj ish-kryetarit të Dragashit

Trupi gjykues, i kryesuar nga gjykatësja Ajser Skenderi, të enjten, ka vendosur që të bëhet ekspertizë nga lëmi i ndërtimtarisë në rastin penal kundër ish-kryetarit të Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi, i cili akuzohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Në këtë rast, po ashtu akuzohet edhe biznesmeni Nexhat Selaj, për uzurpim të pronës komunale, në të cilën sipas organit të akuzës i njëjti ka ndërtuar objekt afarist.

Një vendim i tillë i trupit gjykues, është marrë sipas kërkesës së prokurorit të rastit, Genc Nixha, i cili gjatë seancës gjyqësore, ka deklaruar se duke u bazuar vendimin e Apelit dhe deklaratën e avokatit mbrojtës, gjatë seancës së kaluar, duhet të bëhet një ekspertizë për të përcaktuar fatin e çështjes.

Prokurori Nixha, ka thënë se ekspertiza duhet të bëhet në mënyrë që pastaj organi i akuzës të bëjë precizimin e aktakuzës apo edhe ri-cilësimin e veprës penale, pasi që në këtë rast nuk është bërë një ekspertizë për të përcaktuar dëmin e shkaktuar, i cili është element thelbësor i veprës penale me të cilën ngarkohet i akuzuari Jenuzi.

Mbrojtësi i të akuzuarit Salim Jenuzi, avokati Ruzhdi Berisha, e ka kundërshtuar në tërësi kërkesën e prokurorit duke thënë se së pari është dashur të rregullohet aktakuza për të përcaktuar veprimet apo mos veprimet e klientit të tij, për të cilat organi i akuzës pretendon se shkelin ligjin e më pas do të mund të bëhej ekspertiza për përcaktim të dëmit.

Avokati Berisha, tutje ka thënë se vlera e objektit të ndërtuar nuk mund të paraqet dëm të shkaktuar ndaj palës së dëmtuar por eventualisht, sipas tij, mund të merret si dëm prona në të cilën është ndërtuar objekti.

Seanca e radhës, në këtë çështje penale, është caktuar për 7 korrik 2018, duke filluar nga ora 09:30.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prizren pretendon se Salim Jenizin, duke qenë kryetar i Komunës së Dragashit, në periudhën 2009-2016, i ka mundësuar Nexhat Selajt, përvetësimin e pronës komunale, të cilën ky e kishte uzurpuar paraprakisht.

Ndërsa, Nexhat Selaj akuzohet se gjatë periudhës 2009-2016, ka uzurpuar në mënyrë të paligjshme pronën komunale të Komunës së Dragashit, në të cilën ka ndërtuar objekt afarist me karakter të përhershëm, megjithëse kishte leje për shfrytëzim të përkohshëm.

Gjykata Themelore e Prizrenit, më 21 nëntor 2017, ka shpallur fajtor të akuzuarit Jenuzi dhe Selaj por një aktgjykim të tillë e ka prishur Gjykata e Apelit.

Gjykata Themelore në Prizren, kishte dënuar ish kryetarin Jenuzi me një vjet burgim, i cili nuk do të ekzekutohej nëse brenda dy viteve ai nuk kryen vepër të re penale. Ndërsa, Nexhat Selaj, ishte dënuar me gjashtë muaj burgim me kusht që brenda dy viteve të mos kryeje vepër tjetër penale.

Mirëpo, me 25 janar 2018, Gjykata e Apelit ka vendosur që rasti të kthehet në rigjykim sa i përket të pandehurve Salim Jenuzi dhe  Nexhat Selaj, ndërsa për dy të akuzuarit tjerë, Bean Haxhihasani dhe Vetim Hasani, të cilët ishin liruar nga akuzat, Apeli ka vërtetuar aktgjykimin në fjalë.

Në Aktgjykimin e Apelit thuhet se gjykata e shkallës së parë nuk ka arritur të arsyetojë vendimet për dënimin e të akuzuarve Jenuzi dhe Selaj, duke mos treguar saktësisht veprimet e secilit me qëllim të kryerjes së veprës penale për të cilën akuzohen.

Apeli ka kërkuar që Gjykata Themelore e Prizrenit, gjatë ri shqyrtimit të kësaj çështje penale të arsyetojë ndërlidhjen e provave që përmban aktakuza dhe të tregojë nëse kryetari ka pasur apo jo të drejtë të nënshkruajë lejen në vend të drejtorit komunal që ka munguar.

Poashu Apeli ka kërkuar precizimin e kohës së kryerjes së veprës penale pasi që kanë konstatuar se ish kryetari Jenuzi ka nënshkruar një dokument dhe nuk mund të qëndrojë koha e kryerjes së veprës penale nga 31 gushti 2011 e deri më 2016./betimiperdrejtesi/

Më Shumë

Bashkimi mposht Vëllaznimin, kalon në finale të Kupës së Kosovës në basketboll

Palesta “Sezai Surroi” në Prizren ka qenë nikoqire e ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në basketboll, ndeshje në të cilën janë...

Fermerët e Suharekës mund të aplikojnë për subvencionet për qumësht deri më 18 shkurt

Komuna e Suharekës i ka bërë thirrje fermerëve që aplikacionet për subvencionet për qumësht ti marrin në Drejtorinë e Bujqësisë dhe të njëjtat pastaj...

Lajmet e Fundit