Erdogan nuk fal, arrestohen edhe 150 ushtarë për grushtin e shtetit

Policia turke arrestoi 150 ushtarë për lidhje të dyshuara me klerikun fetar, Fethuallah Gulen, të cilin Ankaraja e fajëson për orkestrimin e përpjekjes për grushtshtet në korrik të vitit 2016.

Policia tha se operacioni është kryer me urdhër të prokurorit të Stambollit. Të enjten, ndërkaq, u arrestuan mbi 80 pjesëtarë të forcës ajrore, nën akuzat e njëjta.

Turqia ka arrestuar mbi 160,000 njerëz dhe ka shkarkuar ose pezulluar nga puna gati të njëjtin numër të shërbyesve civilë që nga puçi i dështuar.

Prej tyre, mbi 50,000 janë akuzuar formalisht dhe mbahen në burg gjatë gjykimit të tyre.

Aleatët perëndimorë e kanë kritikuar Turqinë për këtë përndjekje. Kritikët thonë se presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, po e shfrytëzon atë për të heshtur zërat kritikë.

Turqia thotë se masat janë të nevojshme për të luftuar kërcënimet ndaj sigurisë kombëtare.

Më Shumë

Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detajet

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur të dielën në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka...

KGJK dhe Gjykata e Prizrenit thellojnë bashkëpunimin për rritjen e efikasitetit dhe transparencës

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Rrustem Thaqi, ka pritur në takim kryetaren e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ku u diskutua...

Lajmet e Fundit