Interesim i madh për ndeshjen në Prizren

Disa orë para fillimit të ndeshjes ndërmjet Lirisë dhe Prishtinës, e vlefshme për javën e parafundit të Kampionatit të Kosovës në futboll, interesimi i tifozëve të skuadrës kryeqytetase është jashtëzakonisht i madh.

Numër i madh i autobusëve janë parë të renditur, të gatshëm për t’u nisur drejt Prizrenit.

“Plisat” kanë paralajmëruar përkrahje të madhe, madje e kanë krahasuar me atë të vitit 1983 kur Prishtina ishte inkuadruar në Ligën e Parë të ish-Jugosllavisë.

Prishtinën vetëm fitorja në Prizren e mban në luftë për titullin e kampionit.

Më Shumë

Komuna e Malishevës apelon për kujdes nga zjarret gjatë sezonit veror

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Malishevës, përkatësisht Sektori për Emergjenca, ka apeluar për kujdes të shtuar nga qytetarët gjatë sezonit veror,...

Në Vërmicë po rregullohet shtrati i gurrës dhe rruga fushore

Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Prizren, Nderim Kadriaj, ka përcjellë nga afër punimet që po zhvillohen në fshatin Vërmicë, ku po realizohet...

Lajmet e Fundit