18.2 C
Prizren
E premte, 9 Maj, 2025

VV-ja në Rahovec: Ne do ta mbrojmë votën!

VV-RahovecLëvizja Vetëvendosje! në Rahovec, ka mbajtur takimin mobilizues për fushatë me moton, “Ne do ta mbrojmë votën!”.

Kandidati për kryetar komune, Dervish Çadraku tha se këto zgjedhje janë një mundësi e mirë për të gjithë që t’i japin fund keqqeverisjeve komunale, e sigurisht që të ndodhë ndryshimi edhe në Rahovec. “Kësaj radhe kemi rastin dhe mundësinë që propozimet tona si Lëvizje për zgjidhje të problemeve t’i bëjmë punë të kryera në Komunën e Rahovecit. Ne kemi alternativën dhe zgjidhjen për problemet e Rahovecit, andaj kërkoj nga të gjithë që të angazhohemi bashkërisht që ta ndryshojmë këtë qeverisje”, përfundoi Çadraku.

Bartësi i listës së Lëvizjes në Rahovec, njëkohësisht shefi i shtabit zgjedhor të kësaj Komune, Azbi Gashi njoftoi të gjithë pjesëmarrësit për përgatitjet që po bën VV-ja për këto zgjedhje. “Në secilin vendvotim do të angazhojmë nga një komisionerë dhe 2 vëzhgues. Këta komisionerë e vëzhgues do të trajnohen në mënyrë profesionale për të gjitha procedurat zgjedhore dhe për parandalimin e manipulimit të votës. Këta do të jenë mbrojtësit e ndryshimeve që do t’i vinë Rahovecit pas 3 nëntorit”, tha ndër të tjera Gashi.

Ndërkaq, sekretari organizativ i VV-së, Dardan Molliqaj duke përsëritur rëndësinë e mbrojtjes së votës tha se subjektet tjera politike nuk kanë zgjidhje për problemet e alternativë qeverisëse. “Këto kanë grupe kriminale që vjedhin vota. Dallimi është i qartë mes nesh dhe atyre. Ne jemi të interesuar ta mbrojmë secilën votë, ata janë të interesuar ta vjedhin secilin votë”. Ai po ashtu theksoi që përveç punës si komisionerë secili aktivist është e nevojshme të angazhohet gjatë kësaj kohe./PrizrenPress.com/

Më Shumë

1.5 milion euro investime të reja infrastrukturore në Rahovec

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, së bashku me zëvendësministrin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, nënshkruan një memorandum...

Kurti: `Hasi Jehon`, një urë që na lidh përmes zërit të folklorit shqiptar

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mbrëmjen e sotme, mori pjesë në ngjarjen e organizuar me rastin e shënimit të 50-vjetorit të themelimit të Shoqatës...

Lajmet e Fundit