8.8 C
Prizren
E diel, 27 Tetor, 2024

EULEX-i e përkujton kolegun e rënë

EULEX-i e përkujton kolegunKomandanti i Operacioneve Civile të Bashkimit Evropian, Hansjörg Haber ka udhëtuar për në Kosovë me rastin e vdekjes së pjesëtarit të EULEX-it Audrius Šenavi?ius, i cili u vra dje në Kosovën veriore. Hansjörg Haber, i shoqëruar nga Shefi i Misionit EULEX, Bernd Borchardt, iu drejtua personelit të EULEX-it në Mitrovicë dhe Prishtinë.

Në fillim të takimit në Selinë Qendrore të EULEX-it në ish-Farmed, personeli i EULEX-it, Borchardt dhe Haber, mbajti një minutë heshtje në nderim të Audriusit.

Gjatë fjalimit të tij para personelit, Haber tha: “Erdha sot në Kosovë që bashkë me ju ta shpreh solidaritetin, dhimbjen dhe përkujtimin për kolegun e rënë Audrius Šenavi?iusit. Kjo është një ngjarje tragjike dhe është e rëndësishme që ta dini se ju vlerësoheni dhe mbështeteni nga nivelet më të larta të udhëheqjes në Bruksel. Jam i bindur se policia dhe stafi ynë i gjyqësorit, në bashkëpunim me Policinë dhe institucionet gjyqësore të Kosovës do t’i bëjnë hetime të hollësishme për këtë ngjarje tragjike që ndodhi dje”, transmeton Indeksonline.

Është hapur libri i ngushëllimeve ku kolegët nga EULEX-i dhe zyrtarët e institucioneve të Kosovës, përfaqësuesit e korit diplomatik, përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare mund t’ia shprehin ngushëllimet e tyre familjes së Audriusit. Kryetarja e Kosovës Atifete Jahjaga, Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi dhe Kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi ishin në mesin e zyrtarëve që u nënshkruan në librin e ngushëllimeve sot.

Audrius ishte zyrtar doganor i EULEX-it, i cili punonte në kuadër të ndërrimeve të rregullta në pikë-kalimet në veri. Ai për herë të parë erdhi dhe punoi në këtë mision gjatë periudhës prill 2010 dhe maj 2011 si Zyrtar i të hyrave doganore, kurse herën e dytë si Zyrtar Doganor prej muajit gusht 2012.

Para ardhjes së tij në misionin EULEX ai ka punuar si Inspektor i Lartë në Departamentin e Doganës së Lituanisë. Audrius ka lënë pas vetes bashkëshorten dhe dy djem.

Më Shumë

Arrestohet një person në Dragash, në gjendje të dehur rrahu gruan e tij

Është arrestuar një person në Dragash, pasi i njëjti dyshohet se në gjendje të dehur kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Policia ka bërë tëditur...

Hamza në Suharekë: Do të jemi përkrah çdo qytetari

Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza sot ka qëndruar edhe në Suharekë. Ai tha se me përgjegjësi dhe kompetencë do t’I trajtojnë të gjitha...

Lajmet e Fundit