13.6 C
Prizren
E diel, 26 Janar, 2025

Shtyhet afati, vetëm 3 profesorë kanë hequr dorë nga njëri vend i punës

UP-rektoratiAfati për profesorët e Universitetit të Prishtinës, “Hasan Prishtina” që kanë nga dy vende pune, të cilët duhet të deklarojnë se cilin vend të zgjedhin, është dashur të përfundojë sot. Mirëpo ky afat është shtyrë edhe për 30 ditë, bëjnë të ditur për Radio Kosovën, burime nga Rektorati i Universitetit të Prishtinës.

Vetëm tre profesorë, të cilët kanë pasur kontrata të dyfishta pune, i janë përgjigjur ultimatumit të menaxhmentit të këtij universiteti që të heqin dorë nga njëri vend i punës. Rreth 40 profesorë të këtij universiteti kanë pasur afat që deri sot të deklarohen se cilin vend pune do ta zgjedhin.

Këshilltar i Rektorit të Universitetit të Prishtinës, Ardian Kastrati, tha për Radio Kosovën, se janë konsultuar edhe me kryeinspektorin e punës, dhe sipas Ligjit të Punës, atyre individualisht duhet t’u dërgohet nga një letër dhe t’u jepet edhe një afat prej tridhjetë ditësh.

Kastrati bëri të ditur se në rast se edhe pas afatit 30 ditor profesorët nuk do të vendosin se për cilin institucion do të punojnë, atëherë do t’u shkëputen kontratat me Universitetin.

Më Shumë

Komuna e Dragashit njofton fermerët për dorëzimin e aplikacioneve për pagesat direkte

Komuna e Dragashit i ka bërë thirrje fermerëve që aplikacionet për programin e pagesave direkte për qumësht, therjet e raportuara të gjedhit, viçat për...

Rahoveci forcohet me Henry Chibueze në sulm

KF Rahoveci ka njoftuar përforcimin më të ri të ekipit, Henry Chibueze, sulmues i krahut, i cili ka firmosur me klubin pas një periudhe...

Lajmet e Fundit