Dy të arrestuara në Prizren, kishin vjedhur rroba në vlerë 90 euro

Dy gra janë arrestuar në Prizren, pasi kishin vjedhur rroba në vlerë prej 90 eurosh në një qendër tregtare në rrugën “Edit Durham”.

Sipas hetimeve të para, ato ishin ndalur nga personeli i sigurimit pasi duke dalë nga objekti ishte aktivizuar alarmi. Gjatë kontrollit u ishin gjetur një palë darë dhe gërshërë, si dhe rrobat e vjedhura në vlerë 90 euro.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, të dyshuarat janë ndalur nën masën e arrestit.

Më Shumë

Në Prizren nis manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”

Në Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren është hapur sot manifestimi tradicional “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”, i organizuar nga Drejtoria...

Nga 30 ditë paraburgim për nënë e bir të dyshuar për vrasjen në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për shkak të dyshimit të...

Lajmet e Fundit