19.1 C
Prizren
E enjte, 21 Gusht, 2025

Gara me tre kandidatë rikthen çmimin “Bekim Fehmiu”

Me tre kandidatë të propozuar për laureat të çmimit kombëtar për vepër jetësore “Bekim Fehmiu”, Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit e rikthen në agjendë ndarjen e këtij çmimi, në ditën që përkon me datën e lindjes së aktorit me nam.

Vitin e kaluar, gjashtë muaj nuk kishin mjaftuar që ky institucion ta gjente një kandidat për t’ia ndarë çmimin që mban emrin e ikonës së kinematografisë. Njëri prej konkurseve qe hapur në shkurt e tjetri në mars. E përderisa në konkursin e parë MKRS-ja kishte marrë vetëm një propozim dhe nuk kishte mundur t’i vazhdojë procedurat, për konkursin e dytë zyrtarë të këtij institucioni as nuk kishin dhënë përgjigje. Por “Bekim Fehmiu” për vepër jetësore nuk u nda as më 1 qershor – në ditëlindjen e aktorit dhe as më 15 qershor që shënon përvjetorin e vdekjes së tij. Laureat i këtij çmimi për vitin 2016 ishte aktori Bislim Muçaj.

Samir Hoxha, këshilltar i ministrit të Kulturës, Rinisë e Sportit, Kujtim Gashi, ka konfirmuar se sivjet ka kandidatë për çmimin “Bekim Fehmiu”.

“Kanë aplikuar tre kandidatë për këtë çmim”, ka thënë ai, tek ka shtuar se çmimi do të ndahet në ditën e parë të qershorit

Më Shumë

Fitore bindëse: Liria e nis sezonin me 3 gola në Pejë

Liria e Prizrenit ka nisur sezonin e ri të Ligës së Parë me një fitore të fuqishme si mysafir, duke mposhtur FC Rilindja 1974...

“Ekoregjioni’ në Prizren mbetet pa energji elektrike

Kryeshefi Ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike KRM “Ekoregjioni” Sh.A. në Prizren, Burim Shala, ka reaguar pas ndërprerjes së energjisë elektrike në ambientet e kësaj ndërmarrjeje,...

Lajmet e Fundit