Varrosen dy vëllezërit Hasani

Bradash-varrosen dy vëllezërit HasaniFshati Bradash sot ishte mbuluar në zi. Dy djemtë e vetëm të Fehmi Hasanit u varrosën në prani të më se 5 000 bashkëfshatarëve, të afërmve dhe miqve të kësaj familje.

Mujë dhe Sokol Hasani humbën jetën dje në një aksident komunikacioni në fshatin Peran të Podujevës, kur vetura e tyre u përplas me një veturë zyrtare të Policisë së Kosovës.

Si pasojë e këtij aksidenti, po ashtu edhe dy familjarë, përkatësisht nëna e dy të ndjerëve dhe daja i tyre, janë në gjendje të rëndë. Kjo konfirmohet edhe nga mjekët kujdestarë të Intensives në QKUK, të cilët deklaruan për Indeksonline se “gjendja e pacientëve është momentalisht stabile, mirëpo e rëndë, pasi që mund të ndryshojë nga momenti në moment”.

Ndryshe, mjekët e emergjencës është dashur të intervenojnë disa herë gjatë ceremonisë së varrimit, për të qetësuar familjarët e viktimave, që kishin përjetuar një shok të papërshkrueshëm.

I pranishëm për të shprehur ngushëllime, në ceremoninë mortore ishte edhe komandanti i Policisë për rajonin e Podujevës, Isak Ejupi.

Më Shumë

Totaj për përfshirjen e Limajt në listën e PDK-së: Nuk është çështje personale e imja, vendos kryesia

Nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj para fillimit të mbledhjes së kryesisë së kësaj partie ka deklaruar se nuk e ka pare agjendën se çka...

Tenton të godasë policin me veturë, arrestohet i dyshuari në Prizren

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për sulm ndaj personit zyrtar në fshatin Serbicë e Poshtme të Prizrenit. Sipas raportit policor, i...

Lajmet e Fundit