Fury me deklarate shokuese para sfidës me Seferin

Derisa po pritet rikthimi i boksierit britanik në ring, Tyson Fury, e i cili do të ndeshet me boksierin shqiptar, Sefer Seferi, ai ka dhënë një deklaratë shumë interesante.Fury nuk është ndeshur në ring që nga nëntori i vitit 2015 dhe rikthimin e tij pritet se do ta bëjë më 9 qershor të këtij viti në Manchester Arena kundër Sefer Seferit.

Ai në një intervistë deklaroi se, nuk kishte zgjedhje tjetër dhe për këtë arsye zgjodhi boksin, por synimi i tij pas boksit është që të bëhet mjek.

“E kam marrë këtë vendim disa vite më parë, që pasi ta ndërpresë boksin, do t’i përkushtohem mjekësisë dhe do të bëhem mjek, në mënyrë që t’i ndihmojë njerëzit”, deklaroi Fury për “The Sun”.“Kur do ta ndërpresë boksin pas disa viteve, do të jem në fillim të 30-ave dhe atëherë do të fillojë të studioj për shtatë vitet e ardhshme, në mënyrë që të bëhem mjek”, vazhdoi boksieri anglez.

“Nëse do të jem 40 vjeç dhe do ta kualifikohem si mjek pas studimeve, përsëri do të jem edhe në atë moshë një mjek i ri. Ky është qëllimi dhe synimi im, në vitet e ardhshme, sepse edhe sa isha në shkollë, gjithmonë kam qenë një nxënës që kam punuar shumë, mirëpo iu ktheva sportit sepse kjo ishte thirrja ime dhe kam arritur majat në boks”.

“Në çfarëdo gjëje që përqendrohem për ta bërë, kam aftësi ta bëjë më së miri, Unë mendoj se mjekët dhe motrat bëjnë një punë shumë të mirë, por paguhen nën mesataren e merituar dhe pa ta, ne do të kishim telashe të mëdha”, tha Tyson Fury në intervistën e tij.Përndryshe, Fury tash e një kohë ka filluar edhe seancat stërvitore pas një mungese relativisht të gjatë, derisa po përgatitet për rikthimin e tij në ring, që pritet të jetë më 9 qershor kundër shqiptarit Sefer Seferi në Manchester Arena.

Më Shumë

Vetëvendosje akuzon pushtetin lokal për korrupsion, kërkon hetime të plota në Komunën e Dragashit

Lëvizja Vetëvendosje në Dragash ka reaguar pas arrestimit të një shërbyesi civil të Komunës, i dyshuar për veprat penale “Legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë...

Policia bastis një kafiteri në Prizren mbi dyshimin për narkotikë, gjen vetëm një pistoletë

Policia ka bastisur një kafiteri në Prizren ku dyshohej se nga aty shpërndaheshin narkotikë. Lokali është i dy vëllezërve. Sipas Policisë, përveç narkotikëve në lokal...

Lajmet e Fundit