11.2 C
Prizren
E enjte, 13 Mars, 2025

Nëntë vjet burg për ish-zëvendësministrin e Brendshëm të Maqedonisë

Një gjykatë në Shkup e dënoi me nëntë vjet ish-zëvendës ministrin e Punëve të Brendshme, Gjoko Popovski për shkak të furnizimeve jo të ligjshme me automjete të policisë.

Popovski, ish-zyrtar i lartë në qeverinë e VMRO-DPMNE-së akuzohej nga Pokuroria e posaçme për furnizimin publik me 300 automjete me çka kishte dëmtuar buxhetin e shtetit për mbi 450 mijë euro. Sipas Prokurorisë së posaçme, Popovski në mënyrë të paligjshme kishte bërë marrëveshje për blerjen dhe mirëmbajtjen e automjeteve me pesë kompani. Nuk i ishte përmbajtur kritereve për zgjedhjen e ofertuesit më të mirë dhe të volitshëm.

Veç dënimit, ai detyrohet që brenda një afati prej 15 ditësh të kthejë shumën prej 450 mijë eurosh.

Prokurorja Fatime Fetai i kërkoi gjykatës që i dënuari Gjoko Popovski të mbahet në paraburgim deri sa vendimi të hyjë në fuqi, për shkak të mundësisë së arratisjes, sepse ai akuzohet edhe për një vepër tjetër penale.

Avokati i z. Popovski u tha gazetarëve se do ta apelojë vendimin e gjykatës themelore. Ai tha se “të gjithë u befasuan me këtë vendim të gjykatës për një vepër që ka ndodhur para dhjetë vjetësh”.

Rasti i njohur në publik si “Treqind” u zbulua pas publikimit të skandalit të bisedave të përgjuara telefonike nga kryetari i Lidhjes Social Demokratike, tash kryeministër Zoran Zaev, ndërsa ai vetë dhe media i quanin “bomba” audio incizimet e tashmë ish-zyrtarëve të lartë qëveritarë, të cilët dëgjoheshin duke bërë plane për manipulime të ndryshme në më shumë fusha. Një sërë procesesh gjyqësore po mbahen si rezultat i këtyre “bombave”, kundër ish-zyrtarëve të lartë qeveritarë, përfshirë edhe vetë ish-kryeministrin Nikolla Gruesvki.

Më Shumë

Superliga rikthehet me superderbin Drita-Ballkani

Elita e futbollit tonë rikthehet sot me dy ndeshjet e para të xhiros së 24-të. Edhe kjo xhiro parashikohet të sjellë disa duele mjaft interesante. Java...

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, afër daljes në Duhël

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, saktësisht afër daljes në Duhël. Sipas pamjeve, në aksident janë përfshirë një veturë dhe...

Lajmet e Fundit