Politikanët po e dëmtojnë liberalizimin

Ekspertët e procesit të integrimit thonë se datat e dhëna për liberalizim të vizave nga krerët institucionalë vetëm sa po e dëmtojnë procesin. Sipas tyre, nuk duhet ngutur me deklaratat politike, por duhet të pritet raporti i Komisionit Evropian, i cili do të vlerësojë se a është përmbushur kriteri i fundit për vizat, shkruan sot Gazeta “Zëri”

Pavarësisht se zyrtarët e Bashkimit Evropian në vazhdimësi kanë kërkuar nga krerët institucionalë në Kosovë që të mos përmendin data se kur do të ndodhë liberalizimi i vizave, këta të fundit tashmë e një dekadë po vazhdojnë ta bëjnë të kundërtën.

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli gjatë ditës së djeshme është shprehur i bindur se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për heqjen e vizave, andaj gjatë muajit qershor do të ketë rekomandim pozitiv nga Komisioni Evropian.

Se do të ndodhë ky skenar është shprehur e sigurt edhe ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, e cila gjatë një deklarate për “Zërin” është shprehur optimiste se ky proces do të finalizohet brenda këtij viti.

Mirëpo, ekspertët e së drejtës evropiane konsiderojnë se askush s’mund ta dijë saktë se kur do të hiqen vizat për kosovarët.

Andaj, sipas tyre nuk duhet nxituar me deklarata rreth datës së vizave, pasi një gjë e tillë vetëm sa e pengon procesin.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e opozitës mbeten skeptikë nëse liberalizimi i vizave do të marrë epilog gjatë vitit 2018.

Më Shumë

Ukshin Hoti, 27 vjet pa gjurmë – Një emër që vazhdon të mbetet simbol i rezistencës dhe misterit

Më 16 maj të vitit 1999 në rrethana ende të pandriçuara është zhdukur Ukshin Hoti. Veprimtari i mirënjohur i Lëvizjes Kombëtare, profesori Ukshin Hoti u...

Hamza dhe Totaj vizitojnë familje të veteranëve dhe dëshmorëve në Prizren

Kandidati i Partia Demokratike e Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, së bashku me kryetarin e degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, kanë zhvilluar...

Lajmet e Fundit