8.3 C
Prizren
E premte, 13 Shkurt, 2026

Gërmime për të zhdukurit në lagjen “Tusus” të Prizrenit

Me përmirësimin e kushteve atmosferike kanë filluar gërmimet për të pagjeturit në tri lokacione në Kosovë, ndërsa pala kosovare ka kërkuar që të fillojnë gërmimet vlerësuese edhe në tri lokacione në Serbi.

Në një lokacion në Gjakovë janë gjetur dhe janë zhvarrosur disa pjesë kockore, të cilat janë dërguar për ekzaminim.

Në pjesën e dytë të muajit prill kanë filluar gërmimet për të pagjeturit në tri lokacione në Kosovë, në fshatin Lupq të komunës së Podujevës, në një lokacion në zonën industriale në Gjakovë dhe në lagjen “Tusus” në Prizren.

Pala kosovare ka kërkuar që të fillojnë gërmimet vlerësuese edhe në tri lokacione në territorin e Serbisë.Kryesues i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Prenkë Gjetaj, ka konfirmuar për “Zërin” se kanë filluar gërmimet në disa lokacione që ishin bartur nga viti i kaluar.

“Me përmirësimin e kushteve të motit, siç kemi paralajmëruar, kanë filluar edhe gërmimet vlerësuese në lokacionet e shënjuara brenda territorit të Republikës së Kosovës. Fillimisht me prioritet janë trajtuar lokacionet e bartura, si të papërfunduara nga viti i kaluar”, ka thënë ai.

Gjetaj ka thënë se gërmimet në Gjakovë kanë rezultuar me gjetjen dhe me zhvarrosjen e disa pjesëve kockore, të cilat janë proceduar për ekzaminim të mëtutjeshëm.

Më Shumë

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Në një nga lagjet më të kërkuara të Prizrenit, ofrohet për shitje banesa moderne me sipërfaqe 136 m², e pozicionuar në katin e 5-të...

Pullian shkëlqen në fitoren jetike të Rahovecit 029

Rahoveci 029 shënoi fitore jetike ndaj Vëllaznimit në javën e 19-të të ProCredit Superligës, ku më i miri në parket ishte Kentrell Pullian. Ai ndaj...

Lajmet e Fundit