MASHT e vlerëson të suksesshëm pjesën e parë të Testit të Maturës

Ka përfunduar me sukses pjesa e parë e afatit të parë të Testit të Maturës Shtetërore në të gjitha rajonet.

Maturantët e rajonit të Pejës dhe Mitrovicës kanë qenë të fundit që i janë nënshtruar Testit të Maturës Shtetërore 2018 (pjesa e parë e afatit të parë), i cili këtë vit për herë të parë është mbajtur përgjatë katër ditëve në gjithë Kosovën, thekson Divizioni për komunikim publik i MASHT-it.

Në ditën e fundit, pra në rajonin e Pejës dhe Mitrovicës, sipas raporteve nga terreni, procesi i testimit ka shkuar shumë mirë dhe sipas planifikimit. Ndërsa, gjatë kësaj dite, numri i nxënësve që u janë gjetur telefona mobil ka qenë shumë i vogël.

Gjatë katër ditëve të pjesës së parë të Testit të Maturës nuk është evidentuar ndonjë parregullsi që do të bënte testin të pavlershëm.

Pjesa e dytë e afatit të parë do të mbahet me datat 5, 6, 7 dhe 8 qershor 2018.

Më Shumë

Suharekë, vazhdon shkyçja për konsumatorët me dy ose më shumë fatura të papaguara

KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A., Njësia e Suharekës, ka njoftuar se aksioni për shkyçjen nga rrjeti i ujësjellësit do të vazhdojë ndaj konsumatorëve që kanë...

Tragjedia në Prizren: Babai i viktimës po vazhdon trajtimin mjekësor

Një mosmarrëveshje mes djemve të axhallarëve në fshatin Kobaj të Prizrenit ka përfunduar në tragjedi, ku një 27-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur...

Lajmet e Fundit