10.8 C
Prizren
E diel, 5 Maj, 2024

Ky është personi që qëlloi 19 vjeçaren

Historia është përsëritur në Tiranë, 6 muaj më vonë e kësaj here po një i ri ka vrarë një vajzë e cila ishte vetëm 19 vjeçe.

Vitin e kaluar Aldison Belulaj do të vriste Ariela Muratin, për shkak se ajo refuzonte të lidhej me të, ndërsa këtë paradite në zonën e Don Boskos, Xhafer Mata, 31 vjeçar, ka vendosur t’i marrë jetën 19 vjeçares Xhujeta Çuni.

Fotot që shihni më poshtë janë të 31 vjeçarit nga Kalimashi dhe të resë me origjinë nga Miloti. Xhujeta ka vdekur në vend si pasojë e të shtënës me armë. Pasi 31 vjeçari ka vrarë të renë armën ia ka drejtuar kokës së tij dhe ka qëlluar.

Por ashtu siç ndodhi dhe me Aldison Belulajn, i riu nuk ka vdekur në vend e njësoj si 23 vjeçari, aktualisht dergjet në reanimacionin e spitalit të Traumës në Tiranë. Xhafer Mata ka një plagë të rëndë anash kokës së tij, aty ku ai ka drejtuar pistoletën.

Mjekët po e mbajnë gjallë përmes aparaturave dhe deri më tani mësohet se është vendosur që i riu të mos operohet pasi nuk mund të përballojë dot ndërhyrjen kirurgjikale.

Arsyeja e këtij krimi që përsëritet për të dytën herë brenda pak muajve, është prishja e lidhjes intime mes dy të rinjve.

Informacion paraprak

Më datë 08.06.2018, rreth orës 08:10, në zonën e Don Boskos, ne rrugen “Eshref Frasheri”, shtetasi Xh.M., 31 vjeç dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistolete shtetasen Xh.Ç., rreth 19 vjeçe, e cila ka ndëruar jetë në vendngjarje.

Autori më pas ka qëlluar dhe veten me armë zjarri ku aktualisht është transportuar ne spital ne gjendje te rende per jeten. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.

Më Shumë

Policia në Prizren gjobit motoristët kundërvajtës, sekuestrohen disa motoçikleta

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se me datë 2 dhe 3 maj 2024 patrullat policore të policisë në kuadër të Njësisë Rajonale...

Me lot në sy, Kiara publikon foton e Luiz Ejllit duke mbajtur vajzën në krahë

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito dje janë bërë prindër për herë të parë. Kiara ka ndarë me ndjekësit një foto të papublikuar më parë, direkt...

Lajmet e Fundit