14.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Begaj, shtroi iftarin tradicional për familjet e dëshmorëve

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj ka vazhduar traditën e iftarit me familjet dëshmorëve të Komunës së Malishevës. Si në çdo muaj të shenjtë të Ramazanit, edhe kësaj radhe është organizuar një iftar me familjet e dëshmorëve, ndërsa në këtë iftar ishin prezent edhe zyrtarë komunal të cilët agjërojnë, anëtar të Kuvendit të Komunës, si dhe krerët e Bashkësisë Islame në Malishevë.

Në këtë iftar të organizuar të organizuar mbrëmë, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka folur edhe për “sakrificën e dëshmorëve të kombit, duke e vlerësuar lartë aktin më sublim që kanë bërë dëshmorët, për lirinë e vendit dhe për popullin, pasi gjaku i derdhur për liri, ka bërë të mundur që edhe ne sot, së bashku ta gëzojmë lirinë, por edhe muajin e Ramazanit, e të bëjmë iftar së bashku dhe ti shijojmë frytet e lirisë”.

Me admirim të madh për dëshmorët, ka folur edhe kreu i Bashkësisë Islame në Malishevë, mulla Xhevat Kryeziu, i cili, fillimisht kujtoi kohën kur nuk kemi mundur të organizojmë, jo vetëm iftar të përbashkët, por asnjë ndejë, pasi kemi qenë të shtypur dhe pa të drejtë të realizimit të të drejtave më elementare të njeriut. “Por sot, falë gjakut dhe sakrificës së dëshmorëve të kombit, ne jemi të lirë”, tha mulla Xhevat Kryeziu.

Më Shumë

Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle

Që prej 1 majit, kalimet mes Kosovës dhe Shqipërisë bëhen pa kontrolle kufitare. Në pikëkalimin në Morinë, policia kufitare shqiptare nuk kërkon dokumente identifikimi për...

Sonte gjysmëfinalja e parë në CHL: Bayern përballë Real Madridit

Mbrëmja e së martes do të jetë e zjarrtë në “Allianz Arena”. Ky vend do të jetë “fushëbeteja” e përballjes mes dy gjigandëve të futbollit...

Lajmet e Fundit