Trump: Rusia duhet të bëhet pjesë e vendeve të G7

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha se G7-ta ( grupi i vendeve më të industrializuara), duhet ta lejojë Rusinë të kthehet në këtë grup elitar. Kjo deklaratë e Trump vjen katër vjet pas përjashtimit të Rusisë, për shkak të aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë.

Ai i bëri këto komente përpara nisjes së samitit treditor të G7-ës në Kanada. “Ne takohemi pa Rusinë. Ata duhet ta lejojnë Rusinë, sepse duhet ta kemi atë në tryezën negociuese”, tha Trump.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov u përgjigj duke thënë se Rusia “po e përqendron vëmendjen e saj në formate të tjera, jashtë G7-ës”. Një zëdhënës i qeverisë italiane tha se Roma pajtohet me Trump se Rusia duhet të jetë në grup.

G7-ta përbëhet nga Kanadaja, Shtetet e Bashkuara, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Britania.

Më Shumë

Suharekë, vazhdon shkyçja për konsumatorët me dy ose më shumë fatura të papaguara

KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A., Njësia e Suharekës, ka njoftuar se aksioni për shkyçjen nga rrjeti i ujësjellësit do të vazhdojë ndaj konsumatorëve që kanë...

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

Lajmet e Fundit