Seferi: “Jam shqiptar me zemër luani, do ta mposhti Furyn”

Seferi beson se do të triumfojë sonte në Manchester kundër Furyt.

Të shtunën mbrëma (9 qershor) në Manchester Arena zhvillohet dueli ndërmjet Tyson Fury dhe Sefer Seferit që është njëherësh meçi më e vështirë në karrierën e boksierit shqiptar, kur kihet parasysh se ka përballë një ish-kampion të unifikuar botëror.

Mirëpo, edhe pse është dhjetë vjet më i moshuar se kundërshtari i tij dhe ka zhvilluar vetëm një përballje në kategorinë e peshave të rënda, Seferi beson në fitoren e tij.

“Do ta mposht Tyson Fury me zemrën time të luanit. Jam shqiptar dhe thjesht ne kemi lindur për të luftuar”, ka thënë ai.

“E di se e kam fuqinë për ta mposhtur. Kur ta mposht, do t’ia jap mundësinë e rimeçit”, është shprehur boksieri shqiptar. /Gazeta Express/

 

Më Shumë

Osmani e Limaj takohen rastësisht në Prizren, i urojnë suksese njëri tjetrit

Në një kafene në Prizren kanë rastisur të jenë në fushatë prijësja e listës së LDK-së, Vjosa Osmani dhe Fatmir Limaj, i cili po...

Drejtoria e Arsimit në Prizren shpall konkursin për bursa për studentët

Drejtoria Komunale e Arsimit në Komunën e Prizrenit ka shpallur konkursin për ndarjen e bursave për studentët e kësaj komune për vitin akademik 2025/2026. Sipas...

Lajmet e Fundit