P r i z r e n i

Sahit Osmani

(Poezi e lexuar në Manifestimin Ditët e Lidhjes (14.06.2018) në Prizren)

 

Sikur të ishte Prizreni kryeqytet i Ballkanit
Ballkani s’do të quhej Tokë e Zjarrtë
Por vend i paqes
Do të shkrumheshin netët mesjetare
Vdekjet s’do të kishin vend
Vajet do të ktheheshin në dasma

Sikur të ishte Prizreni kryeqyteti i Evropës
Shpirti njerëzor s’do të kishte humnera
Rruzulli do të rrotullohej rreth dashurisë
Dhe kryeqytet e botës aty do të ishin
Liritë s’do të kullonin gjak të pafajshëm
Vetëm perandorët kufoma do t’i kishim

Prizreni është liri ku hedh jetën shpirti
Kryeqytet i dashurisë me rrugë zemërdiellore
Lum Lumbardhi për fatin e përjetësisë…
Prizreni ky Kryeqytet Shpirtëror e Historik
i shqiptarëve!

(Shifra: KRYEQYTETI)

Më Shumë

Kërkohet paraburgim për dy djemtë dhe nënën e tyre lidhur me vrasjen e 27-vjeçarit në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj tre të dyshuarve në rastin e vrasjes së 27-vjeçarit...

UEFA e gjobit me 200 mijë euro Ballkanin

Një goditje e rëndë ka goditur skuadrën e Ballkanit nga Trupi i Kontrollit Financiar të Klubeve (CFCB) në UEFA.  Skuadra nga Suhareka është dënuar me...

Lajmet e Fundit