Wilder humb toruan – e quan Joshuan qyqar dhe b…

Pas konfirmimit të lajmit se dueli i shumë pritur Anthony Joshua vs Deontay Wilder nuk do të zhvillohet, meqë palët nuk janë dakorduar për shumat e parave dhe aranzhimin, boksier amerikan Wilder ka reaguar në rrjete sociale me fjalë shumë të rënda për kampionin britanik në tri divizioneve të mëdha.

Siç kanë raportuar dje mediat botërore dhe ka transmetuar Insporti, Joshuas i është dhënë ultimatum nga federata WBA që të nënshkruajë një kontratë për të luftuar me rusin Alexander Povetkin, për titullin WBAm duke mos i dhënë më kohë për vazhdim të negociatave me Wilderin për meç për unifikim të titujve të botës.

Wilder, i cili mbetet kampion në fuqi në versionin WBC me një postim, ka ofenduar aq rëndë Joshuan, sa reagimet kanë pasuar nga e gjithë bota.

“E dija që kundërmonte erë frikacaku, por nuk e dija se kundërmonte kaq shumë nga ti Anthony Joshua, ti bushtër bythaqe qyqare. Për tre muaj bëra lojëra para gjithë botës vetëm për këtë moment . Ti nuk je kampion i vërtetë, je vetëm një qyqar, që mban copa metali”, thuhet në postimin e Wilderit.

Më Shumë

Rasti “Pronat në Prizren”, ngrihen 18 prona dhe kërkohet paraburgim për të arrestuarin për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30...

Bashkimi dhe Trepça sonte në Prizren, vazhdon beteja për titullin kampion

Seria finale e “Play-off”-it në ProCredit Superligë vazhdon sonte në Prizren, ku Bashkimi pret Trepçën në ndeshjen e tretë të finales. Takimi zhvillohet në palestrën...

Lajmet e Fundit