Përmirësohet gjendja shëndetësore e 57 vjeçarit nga Malisheva që u gjet dje

Gjendja shëndetësore e Muharrem Berishes nga komuna e Malishevës, që u gjet dje pas gjashtë ditësh qëndrimi në mal është duke u përmirësuar. Vëllai i tij Azemi, tha sot për Gazetën Express se Muharremi është duke e marrë vetën dhe po i njeh të gjithë familjarët e tij.

Ai kishte qëndruar larg shtëpisë gjashtë ditë pa ngrënë dhe pa pirë.

“Prej gjyses t’nates e knej eshtë ma mirë, është t’u e marrë veten. Me fol nuk eshte tu fol hala, me na njoft na njeh krejtve”, tha Azemi.

Motivet që e çuan të dalë nga shtëpia 57 vjeçarin, Muharrem Berisha nga fshati Gurbardh i Malishevës nuk dihen ende. Por, i njëjti vuante edhe nga harresa.

Familjarët e kishin raportuar të zhdukur Muharremin në polici. Zyrtarë nga Policia e Kosovës ditë më parë bënë me dije se janë në kërkim të tij ndërsa në këtë proces është përshirë edhe FSK-ja dhe Njësia e Zjarrfikësve.

Muharremi u gjet i gjallë dje nga një bashkëfshatar i tij./Gazeta Express

 

Më Shumë

Bashkimi sqaron marrëveshjen me Adrio Bailey

KB Bashkimi ka dalë me një sqarim zyrtar lidhur me kontratën e basketbollistit amerikan Adrio Bailey për sezonin 2026/27. Sipas njoftimit të klubit, Bailey ka...

Lagjja e Shehut shpallet kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit”

Lagjja e Shehut është shpallur kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit” në futsall, për nder të Dëshmorëve të Hasit, duke e...

Lajmet e Fundit