4.7 C
Prizren
E hënë, 2 Mars, 2026

Në Suharekë arrestohen dy persona, u gjendet marihuanë afër shkollës

Policia e Kosovës ka arrestuar dje pasdite dy persona afër shkollës së mesme “Jeta e Re” në Suharekë pasi që u kishte gjetur në posedim qese me marihuanë.

Te njëri i dyshuar kanë konfiskuar tri qese me substancë te dyshuar te llojit marihuanë me peshë 542.69 gr. ndërsa te i dyshuari i dytë është konfiskuar një qese me substancë te dyshuar narkotike marihuanë me peshë 16.87 gr.

Pesha e përgjithshme e sasisë së dyshuar për narkotik te llojit marihuanë e konfiskuar është 559.56 gram.

Me urdhër te prokurorit, të dyshuarit dërgohen ne mbajtje, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Më Shumë

Arrestohen 4 instruktorë të poligonit Dreni në Prizren, dyshohen për falsifikim

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar për ndalimin e katër punëtorëve, instruktorë të poligonit të Drenit në Prizren, të dyshuar për veprën penale ‘Falsifikim...

Hajnat e maskuar tentojnë të grabisin një shtëpi në Rahovec, dështojnë

Pasditen e së dielës, në Rahovec u tentua të grabitet një shtëpi.   Policia ka bërë të ditur se persona të maskuar kanë hyrë në një...

Lajmet e Fundit