9.7 C
Prizren
E martë, 11 Nëntor, 2025

Prizren: Vdekja e 17-vjeçarit në vendin e punës, flasin të afërmit

Edhe një 17 vjeçar është varrosur sot në Prizren pasi ka vdekur aksidentalisht në vendin e punës. Policia vetëm ka konfirmuar rastin dhe fillimin e hetimeve. Selldi Aliaj, sipas familjarëve të tij, ka punuar për të siguruar të hollat për shkollim. Për shkak të mungesës së sigurisë në punë në katër muajt e fundit kanë vdekur gjashtë punëtorë.
Një 17 vjeçar nga Prizreni ka vdekur në vendin e tij të punës.

Hetimet e para tregojnë se Selldi Aliajn e ka marrë mikseri që e prenë storoporin, ne kompanine “SatStyro” ne Mushnikovë te Komunës se Prizrenit.

Lajmin e ka bere te ditur edhe Policia Rajonale e Prizrenit gjate se shtunes.

“Policia ka pranuar këtë informacion bëhet fjalë për një vdekje aksidentale, njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes. Viktima i takon gjinisë mashkullore, ka vdekur në vendin e punës”, tha Policia.

.

Te dielen familja priste te afërm qe po ngushëllonin familjen Aliaj, për 17 vjecarin i cili ishte djali i vetëm ne famije.

E kusheriri i Selldit, Gazmend Aliaj, ka thene se institucionet kompetente duhet te merren me kete pune.

Nderkohe ai tha se pronaret e kompanise kane qene per ngushellime.

E bashkëvendasi i tij, Byran Zhurmishi thote se Selldin e kishte pasur shokun me te mire.

Fjale te mira per te ka edhe nje bashkefshatar i tij.

17 vjecari  kishte qene nxenes ne shkollen e mesme Alaudini. Aty gjate se dieles nuk ishte dikush nga profesoret  e tij. Mirepo ishte dikush qe Selldin e kishte pare cdo dite.

Aliaj kishte punuar në fshatin Mushnikovë.

17 vjeçari nga Komuna e Prizrenit është viktima e gjashtë në katër muajt e fundit.  Për sigurinë në punë është diskutuar edhe në Kuvendin e Kosovës, por, ende asnjë masë nuk është ndërmarrë nga institucionet e Shteti.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/vdekja-e-17-vjecarit-ne-vend-te-punes-flasin-te-afer-554257/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Më Shumë

Ben Blushi zbulon emrin e romanit të ri

Shkrimtari i njohur shqiptar, Ben Blushi, tashmë ka gati romanin e tij më të ri, titulli i të cilit deri më tani mbahej sekret...

“PDK-ja dhe LDK-ja me u bo bashkë nuk është befasi” – Totaj: Zafa pak e ka tepru

Kandidati për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka thënë se është befasuar pak nga Zafir Berisha që zgjodhi të përkrahë kundërshtarin e këtij të...

Lajmet e Fundit