3 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Mustafa, Thaçit: Harroje Prizrenin!

isa shatervan

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa i ka dërguar edhe një herë ‘selam’ liderit të PDK-së, Hashim Thaçit, që të harrojë sa më shpejt Prizrenin. Ai tha se qyteti i Prizrenit pas zgjedhjeve të 3 nëntorit do të qeveriset nga kandidati i LDK-së, Eqrem Kryeziu. “Thaci nuk ka shancë me e fitu Prizrenin. Unë nga këtu po i them që mos të mundohet më shumë, sepse Prizreni do të qeveriset nga LDK-ja”, tha ai.

Mustafa të dielën bashkë me kandidatin për kryetar të Prizrenit, Eqrem Kryeziun dhe kandidatë për Asamblenë Komunale ka shëtitur pirë kafe në sheshin “Shatërvan” në Prizren.

Mustafa është shprehur i bindur se kandidati i LDK-së, Eqrem Kryeziu do t’i fitojë zgjedhjet në Prizren. “Që sot mund ta quaj Kryeziun kryetar të Prizrenit”, tha Mustafa.  Sipas tij, Prizreni e meriton një qeverisje më të mirë.

Kandidati i LDK-së, për kryetar të Prizrenit, Eqrem Kryeziu, tha ndërkaq se vetë qytetarët e Prizrenit po dëshirojnë që të ketë ndryshime. “PDK-ja kur erdh në pushtet pat premtuar ndryshime. Ata jo që nuk i kanë bërë ato ndryshime, por e kanë harru krejt këtë premtim. Por qytetarët tash vetë po dojnë ndryshme në Prizren”, tha Kryeziu/PrizrenPress.com/

 

 

 

 

 

 

Më Shumë

Hipokrizia e Greqisë dhe heshtja ndaj çështjes Çame në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE

Lumni Lushaj Greqia vazhdon të kushtëzojë mbështetjen e saj për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke kërkuar respektimin e të drejtave të minoritetit grek...

Selmanaj për 35 vjetorin e LDK-së: Rrëfim i paharruar për liri, pavarësi dhe demokraci

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren, Driton Selmanaj,ka përkujtuar 35-vjetorin e themelimit të kësaj force politike të rëndësishme për popullin e...

Lajmet e Fundit