Vazhdon dezinfektimi nga rriqrat në Malishevë

Në territorin e Komunës së Malishevës, ka filluar të realizohet faza e dytë e dezinsektimit selektiv kundër rriqrave.

Kjo fushatë e dezinsektimit, zhvillohet në kuadër të masave për parandalimin dhe luftimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK), virus i cili bartet përmes rriqrave.

Pas Balincës, dezinsektimi i zonave endemike, ka vazhduar sot në Mleqan dhe do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, deri në përfundim të fazës së dytë të kësaj fushate.

Janë paraparë të dezinsketohen rreth tre mijë hektarë, kryesisht zona të frekuentuara nga qytetarët, ndërsa kjo fushatë e dezinsektimit mundësohet nga buxheti i Komunës së Malishevës.

Më Shumë

16 vjet pa ikonën e kinematografisë, Bekim Fehmiu

Sot bëhen 16 vjet nga ndarja nga jeta e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, një prej figurave më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Restaurimi i shtëpisë së Vehbi Haxhiut në Prizren drejt përfundimit

Restaurimi i shtëpisë së Vehbi Haxhiut, një prej objekteve me vlera të veçanta në Qendrën Historike të Prizrenit, po shkon drejt përfundimit. Lajmin e ka...

Lajmet e Fundit