17.2 C
Prizren
E diel, 26 Prill, 2026

Mytaher Haskuka akuzon pushtetin e kaluar për shkatërrim të Prizrenit

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, akuzon pushtetin e kaluar se në vend të investimeve, kanë shkatërruar çdo gjë në Prizren.

Sipas tij, eksponentë të pushtetit të kaluar, para se të merren me pushtetin aktual, duhet të kritikojnë vetëvetën

“Dje pas ankesave të shumta për ndërprerje të ujit kërkova shpejgime shtesë për punmiet, sipas inormatave, reduktimet e ujit kanë zgjatur më shumë ngase në pjesën ku po zhvillohen punimet, rrjeti i ujësjellësit ishte më i vjetër së 70 vite dhe intervenimet me pjesët e reja nuk i janë përshtatur sistemit të vjetëruar”, shkruan ai në “Facebook”

“Derisa I kuptoj shqetësimet e sinqerta të qytetarëve, nuk mund të kuptoj disa eksponentë të pushtetit, ngase të kritikosh furnizimin me ujë është të kritikosh pushtetet e kaluara, pra vetëveten, ngase këto investime është dashur t’i kemi shumë më përpara”.

“Po çka me thanë, këta I kanë të ngatërruar prioritetet, në vend se me I mbrojtë objektet e trashëgimisë kulturore ato I kanë shkatërru. Vëtëm në 10 vitet e fundit me ndihmën e tyre janë shkatërruar më shumë se 200 objekte të trashëgimisë, në anën tjetër shërbimet publike si ujin dhe kanalizmin i kanë lanë nga shekullit XIX, bile disa pjesë të kanalizmit në qytet datojnë nga parandoria Osmane”.

“Neve na mbetet puna e vështirë por do t’i rregullojmë të gjitha problemet e trashëguara. Shërbimet publike do të modernizohen, gjersa qytetin historik do të mbrojmë!”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Arrestohet i dyshuari në Rahovec, gjuajti me armë zjarri

Në fshatin Guri i Kuq, në komunën e Rahovecit, më 25 prill 2026 rreth orës 13:45, është raportuar një incident me përdorim të armës...

105 vjet nga çelja e punimeve të parlamentit të parë shqiptar

Procesi i parë zgjedhor në Shqipëri zgjati disa muaj dhe më 21 prill të vitit 1921 u hapën punimet e Këshillit Kombëtar, parlamentit të...

Lajmet e Fundit