Nxënësve të Mjekësisë në Prizren që kanë mbyllur vitin shkollor me njësha, ju mundësohet rivlerësimi (Dokument)

Drejtoria e Arsimit në Prizren, ka marrë vendim që t’ia mundësojë rivlerësimin nxënësve që kanë mbyllur vitin shkollor me njësha në Shkollën e Mesme të Mjekësisë.

Vendimi është marrë nga drejtori i Arsimit, Skënder Susuri, shkruan “PrizrenPress”.

Ky vendim duhet të zbatohet në afat prej 5 ditësh.

“Shkolla për të gjithë nxënësit që kanë parashtruar ankesë =kundërshtim ndaj vlerësimit të mësimdhënësit duhet të zhvillojë procedurën e vlerësimit nga komisioni vlerësues i shkollës”, thuhet në vendimin e DKA-së në Prizren,

Tre zyrtarë të Drejtorisë së Arsimit në Prizren, ndërkaq kanë konstatuar se gjatë vlerësimit të nxënësve mësimdhënësit nuk kanë respektuar dispozitat ligjore.

Ushtruesja e detyrës së drejtorit të shkollës, Zade Bytyci, nuk ka pranuar të komentojë vendimin e Drejtorisë së Arsimit.

Ajo, po sa e ka dëgjuar pyetjen, e “PrizrenPress”-it, e ka mbyllur telefonin.

Drejtoria e shkollës ka të drejtë ankese./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Arrestohet një i dënuar me një vit burg për ngacmim në Prizren

Është arrestuar i dënuar për ngacmim M.P. nga Prizreni. Ai ka qenë në kërkim pasi ishte dënuar një (1) vit burg efektiv me vendim...

Vrasja në Kobaj të Prizrenit: Një tjetër në gjendje të rëndë

Një vrasje ka ndodhur sot në fshatin Kobaj në Prizren. Pas përleshjeve mes dy familjeve (kushërinjve), një 27 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë...

Lajmet e Fundit