Rrufeja vret një 23 vjeçar nga Rahoveci

Dy të rinj në Gjakovë janë goditur nga rrufeja, pasditen e të shtunës.

Një person i moshës 23 vjeçare ka ndërruar jetë dhe një 38 vjeçar ka mbetur i lënduar, i njëjti është dërguar në QKUK.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Krist Gjoka.

“Rasti ka ndodhur në Nivokaz, të Gakovës. Dy personat kanë qenë duke punuar në një objekt ndërtimi kur ka rënë rrufeja. Viktima është 23 vjeçari Sh.K., nga fshati Xërxë i Rahovecit, ndërsa personi tjetër 38 vjeçar është i lënduar, por jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Gjoka.

Kujtojmë se Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës kishte paralajmëruar se vendi do të përballet me stuhi të fuqishme gjatë ditës së shtunë./Telegrafi

Më Shumë

Komuna e Prizrenit u bën thirrje qytetarëve të paguajnë këstin e parë të tatimit në pronë deri më 30 qershor

Komuna e Prizrenit  ka rikujtuar për qytetarët se afati i fundit për pagesën e këstit të parë të tatimit në pronë është deri më...

Kurti viziton ekspozitën digjitale kushtuar Ukshin Hotit në Krushë të Madhe

Në 83-vjetorin e lindjes së Ukshin Hoti, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Ekspozitën Digjitale “DheShkronjë”, të hapur në Amfiteatrin e...

Lajmet e Fundit