7.7 C
Prizren
E enjte, 5 Shkurt, 2026

Për herë të parë organizohet “Sofra e Gurbetqarëve” në Prizren

Për herë të parë në Prizren si shenjë mirënjohje dhe falenderimi për gurbetqarët do të organizohet “Sofra e Gurbetqarëve ” këtë e ka bërë  të ditur Ministri Kujtim Gashi ,pasi një takimi që ka zhvilluar me organizator të këtij aktiviteti.

Postimi i plotë

Me 31 korrik të këtij viti, për herë të parë në Kosovë, në Kryeqytetin Historik në Prizren, do të organizojmë aktivitetin kulturor “Sofra e Gurbetqarëve”

Si shenjë mirënjohjeje, falënderimi dhe mikpritjeje për bashkatdhetarët tonë që jetojnë e veprojnë në Mërgatë, e që vijnë e kryejnë pushimet në vendlindje, pa hezitim kam miratuar kërkesën që organizimi kulturor në fjalë të realizohet nën përkujdesjen e Ministrisë së Kulturës, si dhe në bashkëpunim me AKV ‘Emin Duraku’ nga Zhuri.

 

Në kuadër të këtij aktiviteti planifikohen të mbahen pika të ndryshme artistike të vlerave të mirëfillta autoktone shqipe por edhe do të shpërndahen mirënjohje për ata që kanë kontribuuar për çështjen e shtetësisë së Kosovës në forma të ndryshme./tv prizreni/

Më Shumë

Bashkimi – Sigal Prishtina, dueli tradicional në Prizren

Prizreni do të jetë skena e një prej përballjeve më të mëdha të basketbollit kosovar, teksa Bashkimi dhe Sigal Prishtina ndeshen në kuadër të...

Ky është 34 vjeçari që vdiq tragjikisht në Rahovec, la pas vetes tre fëmijë

Një ngjarje e trishtë ka ndodhur dje në Rahovec, ku një person ka humbur jetën aksidentalisht derisa ishte duke prerë një lis. Viktima është...

Lajmet e Fundit