21.8 C
Prizren
E diel, 5 Maj, 2024

Xhemaili zhgënjen shqiptarët

utbollisti i njohur shqiptar i cili luan për kombëtaren e Zvicrës, Blerim Xhemaili, ka rrëfyer për Report TV, të gjitha presionet më të cilat janë përballur përpara ndeshjes me Serbinë në fazën e grupeve të Botërorit. Helvetët fituan atë ndeshje me shifrat 2:1 dhe golat u shënuan nga shqiptarët e tjerë, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.

I ndodhur në Tiranë, Xhemaili ndan emocionet e Botërorit dhe polemikat që shoqëruan ndeshjen kundër Serbisë. Ai flet edhe për simbolin e ‘Shqiponjës’ që bënë Xhaka dhe Shaqiri pas dy golave të shënuar në portën serbe. Xhemaili thotë se po të shënonte vetë, nuk do provokonte situata politike, por do bënte shkronjën ‘L’, shkronjën e parë të emrit të djalit të tij, Luan, nga lidhja me modelen Erjona Sulejmani.

Blerim, keni përmbyllur kampionatin e dytë botëror, përsëri me një gol, si ndiheni tashmë?

Mirë. Mendoj se kemi luajtur një Botëror shumë të mirë për Zvicrën. Jemi të kënaqur. Tentuam dhe donim të kalonim kundër Suedisë, por ky është futbolli. Jemi të kënaqur edhe kështu, me kaq sa arritëm.

I keni bërë krenarë të gjithë shqiptarët. Çfarë mesazhi u jepni atyre që iu kanë përkrahur?

Ndeshja kundër Serbisë ka qenë speciale për ne. Kemi qenë katër shqiptarë që luanim për Zvicrën. Kemi hyrë në fushë me idenë që të fitonim ndeshjen dhe jo me frymë politike. Para lojës ka pasur plot provokime prej serbëve, por i harruam ato. Kishim në kokat tona vetëm ndeshjen, donim ta fitonim atë ndeshje. Ka qenë me shumë rëndësi ta fitonim dhe e fituam. Sigurisht i kemi bërë krenarë shqiptarët për golat e shënuar, por e rëndësishme është të fitonim.

Graniti dhe Xherdani festuan me Shqiponjë golat. Po të kishit shënuar edhe ju, do e bënit simbolin e Shqiponjës?

Mendoj se ajo ka qenë spontane dhe jo e paramenduar. Unë e festoj golin çdo herë me ‘L’-në e djalit tim. Po të kisha shënuar kundër Serbisë, do kisha festuar me ‘L’-në e djalit tim. Djali im ka më shumë rëndësi për mua se gjërat politike.

Keni ndjerë afrimitet nga ana Zvicrës?

Gjithmonë federata ka qenë pas nesh, edhe për lojtarët që janë me rrënjë shqiptare. Para ndeshjes kemi folur bashkë dhe e dinim që do kishim provokime. Ka qenë një gjë shumë e mirë sepse Zvicra i ka pranuar krejt shqiptarët. Ne jemi krenarë që mund t’i japim Zvicrës diçka, sepse Zvicra ka dhënë gjithçka për ne.

Për ju ky është Botërori i fundit?

Tashmë jam 32 vjeç. Pas 4 vitesh i bie 36 vjeç.

Karrierën do ta vazhdoni në Itali?

Po, sigurisht do vijoj të luaj në kampionatin italian

Më Shumë

Krasniqi sonte përballet me Silva

Haxhi Robin Krasniqi dhe Jorge Silva do të  përballen sot mbrëma. Meçi mes tyre do të zhvillohet në Augsburg të Gjermanisë dhe i takon kategorisë...

Aksident trafiku midis një autobusi dhe një veture në Prizren: Tre persona të lënduar

Në Prizren, më 29 prill 2024 në ora 07:50,  ka ndodhur një aksident trafiku midis një autobusi dhe një veture. Përveç dëmeve materiale, tre persona...

Gabimi i Noes

Lajmet e Fundit