8.6 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Mbappe shuan shpresat e Real Madridit: Do të qëndroj në Paris

E ardhmja e Kylian Mbappe ka qenë shumë e lidhur me kampionët europianë të Real Madridit.

19-vjeçari fitoi çmimin e lojtarit të ri më të mirë të Botërorit të Rusisë për shfaqjet e treguara, ndërkohë që e ndihmoi Francën të fitonte trofeun e shumëlakmuar të dielën.

Futbollisti i talentuar shënoi në fitoren 4-2 të Francës ndaj Kroacisë, në Moskë, ndërsa e çoi “llogarinë” e tij në këtë kompeticion në katër gola. Mbappe, i cili e përfundoi transferimin e përhershëm te PSG nga rivalët francezë të Monakos gjatë sezonit të kaluar, kur ishte i huazuar në Paris, nuk ka ndërmend të largohet nga kryeqyteti, pavarësisht përpjekjeve të Real Madridit për ta marrë si zëvendësues të Cristiano Ronaldo, i transferuar tashmë te Juventusi.

“Unë do të qëndroj te PSG, duke vazhduar në rrugën time me ta, – tha Mbappe para gazetarëve. – Jam në fillim të karrierës sime dhe dua të rritem akoma”. Kylian Mbappe pati një sezon mbresëlënës (2017-2018) me PSG-në, duke shënuar 21 gola në të gjitha garat.

Më Shumë

Gjeti një mjet shpërthyes duke punuar në një shtëpi në Rahovec, aktivizohet FSK-ja

Derisa ishte duke punuar në një shtëpi në Rahovec, një qytetar ka hasur në një mjet shpërthyes. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së mërkurës, me...

Bamforth i jashtëzakonshëm, shpallet MVP

Java e 27-të në ProCredit Superligë përveç që solli super përballje, kishte edhe super paraqitje të basketbollistëve. Basketbollistin me indeksin më të lartë në këtë...

Lajmet e Fundit