Dhjetë ofertues për ndërtimin e Muzeut të Historisë së Natyrës

Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit do t’i shqyrtojë dhjetë oferta që ia kanë mësyrë ta ndërtojnë objektin e Muzeut të Historisë së Natyrës, projekt ky i iniciuar qysh më 2015.

Shqyrtimi i ofertave është hap konkret i radhës për jetësimin e kësaj nisme, por MKRS ende nuk është përcaktuar se cilës prej kompanive ofertuese do t’ia besojë ndërtimin e objektit të parë të këtij lloji në vend, shkruan sot “Koha Ditore”.

Tash MKRS-së i mbetet ta themelojë një komision, i cili do t’i shqyrtojë ofertat. MKRS ende nuk ka ndonjë afat se kur do të themelojë komisionin. Dhe as se kur do të vihet gur themeli i këtij objekti. Vënia e gur themelit të objektit të Muzeut të Historisë së Natyrës fillimisht qe paralajmëruar për në gusht të vitit që shkoi.

Sipas vlerës së parashikuar për ndërtimin e këtij objekti, bazuar në konkursin publik që ka qenë i hapur deri më 11 të këtij muaji, duhen 4 milionë e 64 mijë euro. Por Ministria e Kulturës, Rinisë e Sporti për sivjet i ka paraparë vetëm 100 mijë euro…

Më Shumë

Drejtoria e Bujqësisë në Rahovec vazhdon pastrimin e kanaleve të kullimit, punimet po zhvillohen në Fortesë

Drejtoria e Bujqësisë ka njoftuar se po vazhdon angazhimin e saj në mirëmbajtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës bujqësore, me qëllim të krijimit të kushteve...

Panairi i 26-të i Librit nis me moton “Libri hap botën”

Të gjithë pasionantët e librit takohen sot në Prishtinë në kryengjarjen e fushës së librit shqip, pasi Panairi i 26-të i Librit “Prishtina 2026”...

Lajmet e Fundit