Parkingu i komunës së Suharekës lëshohet në shërbim të mërgimtarëve

Me anë të një urdhërese, komuna e Suharekës ka lejuar qasjen e të gjitha veturave private që janë me tabela të huaja brenda oborrit të komunës.

Kjo urdhëresë vlen që nga 16 korriku deri më 15 gusht. Për t’i bërë vendin në parkingun e komunës, mërgimtarëve, komuna ka urdhëruar që punëtorët e administratës së mos parkohen në të njëjtin vend.

“Punëtorëve të administratës së Komunës ju ndalohet hyrja me automjete në oborrin e komunës për këtë periudhë të cekur më lartë”, thuhet në urdhëresë.

Sipas vendimit të komunës, mos respektimi i kësaj urdhërese administrative do të konsiderohet si shkelje e kodit të mirësjelljes së punës dhe do të merren masa konform ligjeve dhe akteve nënligjore të aplikueshme të Kosovës.

Urdhëresa e lëshuar nga komuna e Suharekës

Më Shumë

Totaj priti delegacionin e Iowa Soccer Association nga SHBA-ja

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të Iowa Soccer Association nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili...

Më 30 qershor, Totaj mban takimin e parë publik me qytetarët e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të mbajë  takimin e parë publik me qytetarët për punën e tij dhe të ekzekutivit komunal...

Lajmet e Fundit