E pabesueshme çfarë ka refuzuar Benitez

I konsideruar me të drejtë si “Botërori i çudirave”, Kupa e Botës që u mbajt në Rusi u mbyll me triumfin e Francës, ku në finale kishte përballë Kroacinë. Në fakt, çudirat e këtij Botërori, kanë nisur para se të niste vetë turneu.

Vetëm 2 ditë para fillimit, trajneri i Spanjës asokohe, Lopetegui u emërua si trajner i Real Madridit dhe vetëm 24 orë para se turneu të niste zyrtarisht, Federata Spanjolle e Futbollit e shkarkoi Lopeteguin duke emëruar Hierron në krye të stolit.

Në fakt, Hierro ka qenë vetëm zgjedhja e dytë e spanjollëve, duke qenë se i është kërkuar teknikut Rafa Benitez për të drejtuar “Furinë e Kuqe”, por ky i fundit e ka refuzuar, të paktën kështu thotë Benitez.

“Drejtimi i Spanjës? Është e vërtetë që ishte një mundësi, por unë jam këtu dhe jam i lumtur që jam trajner i Newcastles. Dua të vazhdoj këtu dhe ta çoj deri në fund atë që kam nisur me këtë klub, gjëra të tjera kanë kohë”, u shpreh Benitez.

FUTBOLL

Sa përfitoi Llapi nga transferimi i Dakut në Osijek?

FUTBOLL18 KORRIK 2018

FUTBOLL

Interi e merr këtë vendim për Icardin

FUTBOLL18 KORRIK 2018

FUTBOLL

Xhaka vazhdon ta bëjë shqiponjën, kësaj radhe me një person te veçantë

FUTBOLL18 KORRIK 2018

FUTBOLL

Sarri në konferencën e parë si trajner i Chelseat, e jep këtë premtim

FUTBOLL18 KORRIK 2018

Më Shumë

Deri në 33 gradë sot

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të ndikohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të institutit,...

Në Prizren promovohet lëvizja e gjelbër, shpërndahen 50 biçikleta për familjet në nevojë

Dje, u mbajt me sukses ceremonia e shpërndarjes së biçikletave në kuadër të projektit “ReCycle4Future – Projekti për Rikthimin e Biçikletave në Përdorim sipas...

Lajmet e Fundit