Në Marali të Malishevës nisi hapja e kanalit shkarkues të ujërave atmosferike

Malishevë, 19 korrik – Në fshatin Marali ka filluar hapja dhe ndërtimi i një kanali për shkarkimin e ujërave atmosferike, me qëllim të parandalimit të vërshimeve, në një pjesë të fshatit, ku gjendet edhe objekti i shkollës. Punimet në këtë kanal i ka parë nga afër edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, me ç’rast ka takuar udhëheqësit dhe banorët e fshatit Marali.

Sipas drejtorit të Drejtorisë për Urbanizëm, Islam Vrenezi, ky kanal shkarkues është i gjatë 300 metra, ndërsa ndërtohet me gypa të gjerë të betonit, të cilët mundësojnë shkarkimin e ujit. Ndërtimi i këtij kanali mundësohet nga buxheti i komunës.

Më Shumë

Akreditohen dy programe të Fakultetit të Filologjisë në UPZ

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka shënuar një tjetër arritje në procesin e sigurimit të cilësisë, pasi Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka akredituar dy...

Zyrtare: Vedat Muriqi rikthehet te Fenerbahçe

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, do të jetë futbollist i ri i Fenerbahçe. Lajmi është konfirmuar të enjten nga klubi i njohur turk, i cili...

Lajmet e Fundit